Shpresa për liberalizimin e vizave - Intervistë me Kryeministrin Sali Berisha
11 Dhjetor 2009Reklamë
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha qëndroi për vizitë në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane. Në qendër të takimeve që zhvilloi z. Berisha në kuadër të këtij aktiviteti, ishte prezantimi i arritjeve të Shqipërisë në lidhje me detyrimet për procesin e përafrimit dhe të integrimit në BE, problemi i liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë si dhe problemi i bojkotimit të parlamentit dhe të mitingut të 8 dhjetorit nga opozita shqiptare.
Në një takim që pati me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministri Berisha përsëriti ftesën për një vizitë të saj vitin e ardhshëm në Shqipëri.
Intervistën e plotë e gjeni në versionin audio.
Intervistoi: Pandeli Pani