Shpërthim në Liban, gjashtë ushtarë spanjollë të vdekur
25 Qershor 2007Reklamë
Beirut:Të paktën gjashë ushtarë spanjollë kanë humbur jetën dhe dy ushtarë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një mine në Libanin Jugor. Ushtarët shërbenin në forcat e Kombeve të Bashkuara në Liban. Dyshohet të ketë qenë një kamikaz, shkaktari i hspërthimit të nëj sasie ekpslozivi në një makinë ndaj një patrullë të forcave të OKB në Liban.
Gjithashtu, trupat libaneze janë përleshur me militantë të dyshuar islamistë në qytetin verior Tripoli. Përleshja filloi kur ushtarët kontrollonin një banesë, ku dyshohej se fshiheshin militantët. Njoftohet se 12 ushtarë janë plagosur.