Sulm kamikaz në Irak, pesë të vrarë
10 Nëntor 2007Reklamë
Në Irak, një atentator vetvrasës ka hedhur vehten në erë brënda një ndërtese ku po zhvillohej një mbledhje e shefave fisnorë sunitë. Pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të provincës , një organizëm i lindur për të luftuar terrorizmin e "Al Kaidës" në këtë zonë, kanë mbetur të vrarë. Ngjarja ndodhi në provincën irakiane të Dijalas, në verilindje të Irakut.