Sulm vdekjeprurës në një shkollë profesionale në Finlandë
1 Tetor 2019Një burrë sulmoi pranë qytetit finlandez Kuopio disa studentë të një shkolle profesionale. Njëri prej tyre u vra, dhjetë të tjerë, sipas përgjegjësit të policisë, u plagosën rëndë. Edhe i dyshuari si autor i krimit besohet se është në mesin e të dëmtuarve.
Mediat bënë të ditur se autori i dyshuar kishte përdorur një shpatë për sulmin. Deri tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe ende nuk është zbuluar asnjë informacion në lidhje me faktet e çështjes apo për një motiv të mundshëm.
Shkolla profesionale ndodhet në një qendër tregtare afër qytetit Kuopio, i cili ndodhet rreth 340 kilometra në veri të Helsinkit. Policia tha se gjatë operacionit i qe deshur të përdorë edhe një armë zjarri. Autori i dyshuar u arrestua. Qendra tregtare u zbraz.
Kryeministri finlandez Antti Rinne reagoi në Twitter. Ai e quajti dhunën "shokuese".
tagesschau/dp