Trazira pranë Parisit pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia
28 Qershor 2023Protestuesit u vunë flakën barrikadave dhe policia hodhi gaz lotsjellës.
Punonjësi i policisë i akuzuar se ka shtirë kundër drejtuesit të automjetit është dërguar në paraburgim për vrasje, tha zyra e prokurorit të Nanterres.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se organi mbikqyrës i policisë (IPGN) ka hapur një hetim të brendshëm për incidentin.
Dhuna, e cila filloi të martën në mbrëmje me një demonstratë përpara stacionit të policisë në Nanterre, u përhap në qytetet fqinje.
Në Mantes-la-Jolie, një bashki u dogj. Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome, por shpejt u detyrua të tërhiqej.
Tensioni rritet, policia arreston protestuesit
Protestat u nxitën nga përhapja në mediat sociale e një videoje të të shtënave të martën.
Në këtë video, e cila është verifikuar nga disa media franceze, shihen dy policë që tentojnë të ndalojnë një automjet. Njëri prej tyre drejton armën drejt shoferit nga dritarja dhe qëllon në rrezen e zbrazët kur ai largohet.
Makina udhëtoi disa dhjetëra metra përpara se të përplasej.
Avokatët që përfaqësonin familjen e drejtuesit të ri të automjetti i hodhën poshtë pretendimet e policisë se jeta e policëve ishte në rrezik, sepse shoferi i kërcënoi se do t'i përplaste.
Një pasagjer në makinë u ndalua për pak kohë dhe më pas u lirua. Policia është në kërkim të një pasagjeri tjetër të arratisur.
Reagime politike për ngjarjen
Jean-Luc Mélenchon, një politikan i krahut të majtë, tha se policia po diskrediton autoritetin e shtetit dhe duhet të reformohet rrënjësisht.
"Dënimi me vdekje nuk ekziston më në Francë. Asnjë punonjës policie nuk ka të drejtë të vrasë, përveç rasteve të vetëmbrojtjes," shkroi ai në Twitter.
Nga ana e tij, Eric Ciotti, president i partisë konservatore Les Républicains, shprehu mbështetjen e tij për policinë.
Ciotti e quajti policinë "mbrojtëse të sigurisë sonë kolektive" dhe iu referua protestës, duke postuar në Twitter se "asgjë nuk e justifikon këtë kaos".
Përdorimi vdekjeprurës i armëve të zjarrit është më pak i zakonshëm në Francë sesa në vende të tjera, si p.sh. në SHBA.
aud (ns,dpa, AP, AFP)