Tre ditë armëpushim në Gaza
1 Gusht 2014Armëpushimi u arrit pas një mbështetje diplomatike nga SHBA dhe OKB dhe hyri në fuqi të premten (01.08.2014) në orën 08:00 me orën lokale.
Marrveshja u bë publike nga zyrat qendrore të OKB-së në Nju Jork dhe nga Nju Delhi, ku Sekretari i Shtetit të SHBA John Kerry ishte në një takim me përfaqësuesit e qeverisë së re të Indisë. Në një konferencë për shtyp Kerry paralajmëroi se pavarësisht armëpushimit momental, konflikti është shumë larg zgjidhjes.
"Kjo nuk është një kohë për të festuar dhe për të gëzuar, por duhet të fokusohemi të gjithë të gjejmë një rrugë për të vazhduar përpara", tha Kerry pak pasi ishte arritur marrveshja. "Ky është një afat. Është një moment oportuniteti, jo një fund, jo një zgjidhje. Është një mundësi për të gjetur zgjidhje."
Kerry tha se përfaqësues të Izraelit dhe palestinezëve, duke përfshirë Hamasin, do të takohen gjatë ditës së premte për të diskutuar rreth një armëpushimi më të gjatë.
Zëdhënësja e OKB-së Stephane Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon në udhëtimin e tij të fundit në Lindjen e Mesme ‘zhvilloi takime diplomatike ekstremisht aktive me të gjitha nivelet' për të bindur të dyja palët të arrinin marrveshjen 72 orëshe të armëpushimit.
Operacionet e ofensivës do të ndalojnë
Ty dyja palët ranë dakord tu jepnin fund të gjitha sulmeve dhe të kryenin vetëm operacione mbrojtëse. Për Izraelin kjo do të thotë se trupat që janë në Gaza mund të vazhdojnë të shkatërrojnë tunelet që përdoren nga militantët palestinezë në operacionet kundër shtetit hebre.
Lajmi i armëpushimit u dha në orët e para të ditës së premte, në një kohë kur numri total i viktimave gjatë tri javëve ofensivë ushtarake të Izraelit ka shkuar në 1,450, ku pjesa më e madhe e tyre janë civilë. Ndërsa nga ana izraleite janë vrarë 60 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarë.
Gjakderdhja vazhdoi deri në momëntin kur u shpall armëpushimi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë të ditur se 5 ushtarë u vranë gjatë një sulmi me predhë, ndërkohë që sipas agjnecisë së lajmeve AFP e cila citonte një zëdhënës për emergjencat në Gaza, tha se 14 palestinezë ishin vrarë nga një sulmi ajëror izraelit.