Tre të vdekur si pasojë e atentatit kundër parlamentit në Filipine
14 Nëntor 2007Reklamë
Në Filipine ekstremistët për herë të parë kanë kryer një atentatet kundër parlamentit dhe kanë vrarë tre vetë. Të paktën 7 persona të tjerë janë plagosur. Sipas policisë atentati drejtohej kundër deputetit Vahab Akbar, nga jugu mysliman i vendit, i përfshirë në trazira. Ai përfaqësonte në parlament ishullin Balisan, që cilësohet si qendër e grupit ekstremist Abu Sajaf. Presidentja e Filipinëve Gloria Makapagal Arrojo bëri thirrje për ruajtje të qetësisë.